Showbiz 3 Qershor 2020

"Ata më trajtojnë ndryshe"; Meghan Markle flet për kohën e racizmit që ka kaluar (Video)

Showbiz

Një video e dukeshës së Sussex-it që flet për racizmin është rishfaqur, pas protestave të ngjarjes së fundit në Amerikë  “Black Lives Matter.”

Megjithëse videoja daton nga viti 2012, ajo ende ka të njëjtën rëndësi sot, pasi bota po mbron viktimën George Floyd dhe qytetarëve të tjerë Afro Amerikanë nga policia. Në kohën kur u filmua, Meghan Markle ishte një aktore.

Në video, Meghan - me një bluzë që lexon "Unë nuk do të mbështes  racizmin" - flet se si ajo shpreson se njerëzit në botë do të pranojnë më shumë njëri-tjetri deri në kohën kur ajo të bëhet nënë.

Dukesha u bë mama vitin e kaluar, por duket se bota ka ende punë për tëbërë porsa i përket racizmit.  

Lexoni përvojën e saj më poshtë:

“Emri im është Meghan Markle dhe jam këtu sepse mendoj se është një fushatë me të vërtetë e rëndësishme. Unë jam bi-raciale, shumica e njerëzve nuk mund të zbulojnë se si jam  e përzier.  Dhe kështu, disa nga batutat që kam dëgjuar ose shakatë vërtet fyese, apo epitetet, thjesht më kanë goditur në një mënyrë vërtet të fortë. Dhe pastaj, ju e dini, disa vjet më parë dëgjova dikë që thërriste nënën time me fjalë fyese për shkak të ngjyrës.

Sinqerisht, raca është pjesë e asaj që na përcakton. Ajo që nuk më pëlqen është se bota na trajton në bazë të mënyrës se si dukemi. Disa njerëz nuk më vlerësojnë dhe më shohin si një grua të zezë ose një grua bi-raciale. Ata më trajtojnë ndryshe, dhe mendoj që kjo ndodh deri në momentin që dnë origjinën time të saktë. Kjo mund të jetë një luftë por mund të ketë dhe anën pozitive të saj

Largimi im nga Los Angeles ishte njësoj si të largohesh nga një flluskë, ku unë isha mësuar me gjithçka, dhe  kisha qenë e ekspozuar ndaj gjithçkaje, përveç se mendjeve të mbyllura të njerëzve. Dhe unë mendoj se largimi  thjesht më hapi sytë drejt një mentaliteti që ekziston akoma që mendova se ishte i prapambetur në ditët kur gjyshi im e zhvendosi familjen tonë nga Cleveland në LA, dhe i ndaluan  të merrnin ushqim, në çdo vend ku shkonin, dhe ata duhet të lodheshin të shkonin shumë larg për të blerë ushqimin që i duhej.

Unë jam vërtet krenar për trashëgiminë time nga të dy anët, jam vërtet krenare për vendin ku kam ardhur dhe ku po shkoj. Por  shpresoj që me kohën që të kem fëmijë, njerëzit të jenë edhe më të hapur dhe se një botë mikse të jetë kthyer në normalitet. E them me siguri se do të jetë një botë me e bukur dhe më interesante."

Videon mund ta shihni këtu

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor