Showbiz 3 Qershor 2020

I propozoi live në televizion, por duket se ishte ogur i keq; Ardit Roshi ndahet pas pak muajsh fejesë

Showbiz

Propozimi në gjunjë i Ardit Roshit për partneren e tij Blerina Bajko ishte një nga momentet që u lakua më së shumti në fillim të janarit duke u bërë përshtypje jo vetëm atyre që e panë live "Këndo këngën time", por edhe lexuesve të gazetave e portaleve, për më tepër lexo Vajza e Agim Bajkos merr live në skenë propozimin për martesë; Emocione në puntatën e fundit të "Këndo këngën time".

Por duket se pas këtij propozimi kaq romantik fejesa e tyre ka përfunduar. Këtë e thonë disa  burime të revistës“Story” dhe gjithashtu në rrjetet sociale përkatëse të Ardit dhe vajzës që mori propozimin Blerina Bajko ( Vajza e Agim Bajkos), nuk ka më fotografi të të dyve dhe nuk e ndjekin më njëri tjetrin.

Ende nuk është konfirmuar asgjë nga çifti, kështu që shpresojmë që kjo të mos jetë plotësisht e vërteta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor