Showbiz 2 Qershor 2020

"Ndihemi gati për t'u bërë me fëmijë", Xheni Karaj tregon për herë të parë se kush mund të jetë dhuruesi

Showbiz

Xheni Karaj e Livia Zotrija janë i pari dhe ndoshta i vetmi çift i hapur lesbikesh në Shqipëri, ndaj lajmet rreth tyre nuk mund të mos ngjallin kuriozitet. Vajzat ishin pjesë e numrit të fundit të revistës Living që tanimë e gjeni edhe online duke klikuar në LEXO REVISTËN FALAS, ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë, bashkëjetesën si dhe planet për të zgjeruar familjen, lexoni gjithashtu Livia dhe Xheni, një aleancë zemrash: Nga puthja e parë tek planet për një fëmijë.

Sot Xheni ishte e ftuar në emisionin e mëngjesi “Ditë e re” ku tha se të dyja dëshirojnë të bëhen prindër përmes farëzimit artificial. Ajo shkoi më tej duke treguar se një mundësi dhuruesi është miku i saj, Kristi Pinderi, por që janë ende duke diskutuar.

“Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bejë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial. Kemi shumë miq të afër që mund të jenë donatorë. Kristi është një nga personat që mund të jetë kandidat e kemi menduar si opsion. Kjo gjë ëshë në planet tona të afërta, jemi duke e diskutuar. Tani kemi dhe një çift shoqesh që janë duke e provuar insiminimin dhe të shohim si do shkojë me to.”- u shpreh Xheni.

“Ku ka gjë më të bukur se të rritet nga tre aktivistë!”- përfundoi ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor