Astroliving 2 Qershor 2020

Horoskopi mujor i QERSHORIT: Shigjetari dhe Bricjapi

Astroliving

Nga PAOLO FOX

SHIGJETARI: Qershori do të jetë muaji i garancive të mëdha. Do të nisni bisedimet për një marrëveshje që do të konkretizohet, nëse punoni me kontratë 1-vjeçare. Për momentin nuk keni bllokime të mëdha, vetëm nëse doni të krijoni patjetër polemika. Do të ishte e kotë të hapni një diskutim pikërisht tani, kur mund të fitoni diçka më shumë. Gjatë muajve të fundit mund të jetë ndërprerë një marrëdhënie profesionale, por tani do të krijohet një tjetër, ose mund t’ju caktojnë një detyrë më të rëndësishme, në të njëjtën punë. Për artizanët që merren me të njëjtën punë, nuk përjashtohet mundësia e një biznesi të ri, zyre ose shtëpie. Nuk do t’ju mungojë guximi dhe dëshira për të investuar në sektorë të tjerë, ndryshe nga të zakonshmit. Ata që kanë kërkuar transferim, tani duken më të qetë. Pas ngurrimeve të fundit, tani do të keni më shumë siguri. Mund të bëni edhe një shpenzim për një blerje të rëndësishme, një shtëpi ose një zyrë. Por duhet të bëni pak kujdes rreth datës 23.

Çiftet e hershme duhet të bëjnë një analizë të detajuar të situatës dhe të të gjitha ngjarjeve të fundit. Kjo situatë reflektimi ka nisur që në prill. Ndoshta njëri nga partnerët në çift ka probleme në punë, ose keni pasur probleme në familje të cilat, më në fund, janë drejt zgjidhjes. Para se të vendosni, pritni të kalojë ky muaj, pasi nuk ju mungon dashuria, por është periudhë pak e vështirë. Nëse ka ditë që ju duket sikur diçka nuk shkon, jeni gati të rebeloheni, mendohuni para se të flakni gjithçka, pasi nëse shkatërroni një lidhje tani, mund të mos e rikuperoni më kurrë. Çiftet që janë më shumë në krizë duhet të bëjnë kujdes rreth datave 12 dhe 13. Marrëdhëniet në krizë mund të kalojnë në ndarje përfundimtare, por vetëm nëse i kanë problemet prej vitesh.

Do të ndiheni pak të lodhur, sidomos nga stresi në fundjavë, sepse bëni gjithmonë diskutime serioze. Nëse ju shkakton problem ndonjë i afërm, atëherë nervozizmi dyfishohet.

BRICJAPI: Keni bërë zgjedhje të rëndësishme që në fillim të vitit, ndaj roli juaj profesional ka pësuar ndryshime të dukshme. Mund të vendosni nëse do të punoni vetëm, të eksperimentoni në sektorë të tjerë ose të bëni kërkesa. Është e rëndësishme të kuptoni se cilat janë lëvizjet e duhura për të mundur në kohë kundërshtarin. Nëse punës suaj i nevojitet konsensusi, do të keni gjithnjë e më shumë. Sigurisht që do të keni edhe më shumë liri veprimi. Është e rëndësishme që të rinjtë të angazhohen, pasi mund të marrin një lajm të mirë. Nuk përjashtohet as mundësia për të punuar në qytete të tjera, por edhe të ndryshohet puna dhe të vlerësohen strategji të reja. Do të keni disa të ardhura që edhe mund të mos jua zgjidhin të gjitha problemet, por do t’ju ndihmojnë disi.

Nëse jeni ende vetëm këto ditë, do të thotë që s’doni të jetoni një dashuri të rëndësishme, ose thjesht ju pëlqen të frekuentoni njerëz pa shumë angazhime. Janë të favorizuar ata që kanë një familje dhe duan të ndërmarrin projekte të reja. Nuk mund të përjashtohet që ky të jetë viti i martesës, bashkëjetesës ose i zgjedhjes së rëndësishme. Bëni kujdes nga lidhjet jashtëmartesore, jo vetëm sepse nuk këshillohen në përgjithësi, por sepse është viti kur duhet të jeni shumë të qartë me veten dhe të tjerët. Do të merrni vendime të rëndësishme brenda verës.

Për sa i takon anës fizike, qershori është muaj rikuperimi. Ndonjëherë tregoheni të ashpër me veten, pasi vendosni rregulla shumë të rrepta. Lëshojeni pak veten dhe jetoni një jetë më të qetë dhe me më pak kontroll. Anën e djathtë të fizikut e keni më të ndjeshme, por edhe shpatullat dhe këmbët janë një pikë e dobët juaja. Jeni njerëz shumë të përkushtuar ndaj punës, ndaj nëse punën e keni para një kompjuteri, duhet të bëni kujdes me qëndrimin, pasi me kalimin e kohës, shpina do të pësojë dëmtime. Është viti i duhur për të parandaluar dhe kuruar probleme të tilla. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor