Aktualitet 2 Qershor 2020

''Para se të nisni plazhin merrni leje tek e-albania'', Blendi Klosi sqaron gjithçka për sezonin e ri turistik

Aktualitet

Ndërkohë që vendi ynë, sikundër shumë shtete të tjera evropiane e jo vetëm, po përpiqet t'i rikthehet sa më shpejt ritmit normal të jetës para Koronavirusit, pyetja që shqetëson më shumti njerëzit pas çështjes së transportit publik është "A do të shkojmë sivjet në plazh dhe a duhet të marrim leje ?". Për të sqaruar këtë temë, ministri i Turizmit Blendi Klosi foli nga studioja e "ABC News" ku u shpreh se bizneset po përgatiten për të mos humbur asnjë ditë turizmi dhe se në kushtet në cilët ndodhet vendi shtyrja me 15 nëntor është e vështirë, por një mundësi për të pasur një turizëm të menaxhuar edhe në tetor edhe drejt nëntorit.

“Nga sot plazhet do të fillojnë duke marrë leje nëpërmjet një sistemi të ri që kemi filluar. Nga fundjava tjetër ftojmë ata që duan të shijojnë bregdetin shqiptar të vijnë të pushojnë. Kemi një numër të konsiderueshëm të vendeve që duhen zbuluar. Thirrja e fortë që kanë të gjithë së bashku është që hotelierët të kenë një aleancë më të madhe për të pasur mundësinë që shqiptarëve ti ofrojnë një sezon turistik më të pranueshëm. Edhe pse pritet që këtë vit numri i turistëve pritet të jetë më i ulët”, tha më tej Klosi.

Gjithashtu ai theksoi se individët nuk duhet të aplikojnë te e-albania për të shkuar në plazh.

"Individët nuk kanë nevojë të marrin leje për të shkuar në plazh. Distancat janë caktuar 3.5 metra nga boshti në bosht, për të mos lejuar një dyndje."

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor