Astroliving 2 Qershor 2020

Horoskopi mujor i QERSHORIT: Luani dhe Virgjëresha

Astroliving

Nga PAOLO FOX

LUANI: Venusi, që e prek shenjën tuaj nga data 23, në fund të vitit nuk do t’ju favorizojë më, por mos u trembni. Me gjasa, që vjet në vjeshtë po kërkoni një tjetër punë dhe disa kushte nuk janë më të mira. Megjithatë, këshillohet përsëri kujdes maksimal për sa u takon çështjeve ekonomike, sepse po futeni në një fazë vështirësie. Jo bllokimi, por kujdesi. Mund të mos keni më dëshirë të punoni në një ambient të caktuar dhe i ndieni pikërisht tani shkëndijat e para. Nuk është ende momenti për të vepruar, por është periudhë e dobishme për të kuptuar se çfarë nuk shkon. Gjatë vjeshtës, shumë do të jenë të gatshëm të bëjnë një hap të madh, cilësor dhe pozitiv. Ata që dalin nga një fazë e vështirë financiare mund të gjejnë një burim të vogël, por mos përjashtoni as mundësinë e punëve të mira, sidomos nga korriku. Mos iu kundërvini të gjithëve, sidomos rreth datës 10. Nëse doni të përballeni me një sfidë, pritni korrikun.

Nuk do të mungojë forca dhe pasioni, pasi Venusi ka nisur një ndikim interesant që në prill. Ndaj lidhjet që kanë lindur në pranverë janë më të mira dhe më intriguese. Adhuroni t’i keni njerëzit nën vete, por rrezikoni të mërziteni nëse kërkoni partnerë shumë të përulur, pasi me raste ndieni nevojë të keni përballje psikologjike me dikë. Sqima juaj mund të shkaktojë tërheqje te njerëz që nuk e meritojnë besimin tuaj. Tani duhet thjesht të bëni zgjedhjen e duhur. Ata që ia mbyllin portën dashurisë, gabojnë, sepse është shumë e rëndësishme t’u lini vend interesave të reja. Deri më datë 20 është një periudhë e bukur për të fituar një sfidë në dashuri. Me shenjën e Binjakëve ose të Dashit mund të keni ndjesi të veçanta. Shihen me sy pozitiv edhe lidhjet me Shigjetarin. Të lindurit në shenjën e Demit ose të Ujorit mund të përpiqen t’ju ndalin ambiciet ose janë gjithmonë të gatshëm t’ju kritikojnë. Fundi i vitit 2020 nuk do të sjellë ndryshime drastike vetëm në planin praktik, por edhe në atë sentimental, ndaj duhet t’i mbroni lidhjet tuaja.

Do të keni shpesh momente lodhjeje fizike, ndaj do t’ju volitej një terapi natyrale ose një kurs meditimi. Do t’ju lindë nevoja të besoni në diçka, pasi do të ndiheni shumë të frymëzuar. Do të jeni mirë rreth datës 19 dhe do të keni telashe rreth datës 30.

VIRGJËRESHA: Vazhdon vala e favorizimit në shenjën tuaj, megjithatë ekziston njëfarë nervozizmi që nga maji, pasi ata që do t’ju ndihmonin për zgjedhjet profesionale u larguan ose nuk u bindët plotësisht nga propozimet e tyre. Dëshironi të përsosni një kontratë dhe të përmirësoheni. Do të përballeni me ata që shohin vetëm interesat e tyre. Këshillohet shmangia e situatave të tepruara ekonomike. Për shembull, ata që do të vendosin se ç’duhet të bëjnë në shtator, mund të hasin në probleme dhe ndoshta mund t’i shtyjnë disa vendime. Është normale që tani të ngurroni, ruhuni nga ndonjë armik që s’bie në sy. Nuk do të mungojnë provokimet, për shkak të ndikimit të Marsit. Datat që do ta tregojnë këtë janë 11, 12, 19 dhe 20. Mund të jeni edhe objekt zilie, por kjo s’nënkupton t’u jepni fund marrëdhënieve me njerëz të rëndësishëm për ju. Para se të bëni zgjedhje të gabuara, mendohuni mirë. Qershori do të sjellë disa ndërlikime të vogla, por do t’i gjeni zgjidhjet deri në fund të muajit.

Është e vërtetë që i jeni kushtuar punës, gjithsesi dashuria s’duhet lënë plotësisht pas dore. Te disa çifte mund të ketë një lloj largimi psikofizik ose psikologjik që duhet eliminuar. Keni kohë që jeni bërë shumë më të vëmendshëm ndaj atyre që ju rrethojnë. Vetëm në raste të jashtëzakonshme, e kërkoni gjetiu atë që nuk e gjeni. Nuk është e thënë që të gjithë mund të duan t’i thyejnë rregullat, por tundimi i përjetimit të një dashurie pa ndërlikime mund t’ju nxitë. Ata që duan dashuri të reja s’duhet të tërhiqen, por nuk është momenti i duhur për tradhti. Të gjitha lidhjet që fillojnë në qershor do t’i tregojë koha, por bëni kujdes edhe nga dashuritë kalimtare. Një energji e mirë dhe dëshira për të rikuperuar do të lindin në fund të muajit, kur Dielli do t’ju favorizojë sërish nga data 20.

Duke mos pasur favorizimin e Marsit, shqetësimet e vjetra dhe të reja do të evidentohen, por më së shumti stresi i akumuluar. Sa më shumë përgjegjësi të keni, aq më shumë shqetësoheni. Është momenti ideal për të filluar një kurs, një terapi. Gjithçka që shërben për të shkarkuar nervat, duhet të mirëpritet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor