Astroliving 2 Qershor 2020

Horoskopi mujor i QERSHORIT: Binjakët dhe Gaforrja

Astroliving

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: Është periudhë shumë e rëndësishme në aspektin profesional. Ata që kanë kaluar një krizë të rëndë vjet, do ta marrin veten pak e nga pak. Jo rastësisht do t'ju rikthehet edhe dëshira për të zgjidhur problemet. Do të jetë e rëndësishme mbyllja e një kontrate pune, gjithashtu mund të merrni edhe përgjigje që i pritnit prej kohësh. Nuk do të jetë periudhë me të ardhura të majme, por edhe fare pa gjë s'do të jeni. Është periudhë shumë krijuese për ide të reja. Datat 10 dhe 19 do të jenë shumë interesante. Muaj i rëndësishëm për ata që duan të marrin një provim, ndonëse do të ketë momente tensionesh të forta, ndaj bëni kujdes në datat 12, 13 dhe 19.

Duhet të kuptoni se ç'lojë doni të luani, sepse në këtë muaj mund të përjetoni një dashuri kalimtare, por edhe një histori të vërtetë dashurie. Është e rëndësishme të qëndroni pranë një njeriu që ju do vërtet. Ata që kërkojnë histori të reja nuk do të zhgënjehen aspak. Të martuarit nuk duhet ta teprojnë me kritikat. Çiftet që kanë pasur probleme në sferën profesionale janë më të qetë tani, sepse ka më shumë shpresë për të ardhmen e tyre. Dy fundjavat e fundit të muajit do të jenë intriguese.

Do të përballeni vetëm me disa momente tensioni për shkak të ndikimit të Marsit në shenjën tuaj në datat 5 dhe 12. Ky aspekt do ta shtojë negativitetin dhe stresin. Kjo s'do të thotë se duhet të përfundoni gjithçka me nxitim, pasi mjafton vetëm pak durim dhe besim te fati dhe do të rikthehet energjia pozitive.   

GAFORRJA: Qershori është muaj i rëndësishëm për marrëveshje, kontakte dhe për ata që kërkojnë ortakë ose bashkëpunëtorë të rinj. Data 12 është ditë e mbarë për një përgjigje pozitive për një kontratë ose marrëveshje. Në korrik mund të ketë vonesa, ndaj nëse duhet të veproni apo të flisni, duhet të veproni menjëherë. Duhet të kuptoni se çfarë doni. Ata që kanë një aktivitet të vetin, sigurisht që edhe përgjegjësinë e kanë më të madhe, gjithashtu edhe shqetësimin për të ardhmen. Do të merrni një telefonatë të rëndësishme rreth datës 10. Duhet të pritni para se të ngazëlleheni, megjithatë diçka po ndodh. Më e mira parashikohet t'ju ndodhë nga fundi i vitit. Është momenti i duhur për të rifituar besimin tek e ardhmja.

Është periudhë interesante për dashuritë e reja, pasi po i afrohemi një vere shumë të nxehtë. Është moment i rëndësishëm për ata që duan të martohen ose të bashkëjetojnë. Ata që vendosin të zyrtarizojnë lidhjen këtë verë, e bëjnë nga dashuria dhe pasioni, pasi ekonomikisht dhe profesionalisht nuk keni ende siguri. Por qershori ju nxit të keni besim tek e ardhmja, sepse mes vjeshtës dhe dimrit do të ndodhë diçka pozitive. Ata që kërkojnë dashurinë duhet t'i lënë mënjanë kritikat dhe nga data 20 do të keni më shumë fat. Dashuritë që lindin tani janë intriguese.

Periudha më e keqe ka kaluar tashmë për ju, madje mund të thuhet se qershori ju zgjon emocionalisht dhe duhet të vendosni ç'të bëni. Është e rëndësishme të ruani qetësinë, por s'do ta bëjnë dot të gjithë. Bëni kujdes në datat 14, 15 dhe 21. Tregohuni të kujdesshëm me ushqimin dhe mundohuni të qetësoheni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor