Aktualitet 2 Qershor 2020

Pas skandalit të abuzimit me 15-vjeçaren, reagon Besa Shahini "Riorganizim i stafit arsimor"

Aktualitet

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar për herë të parë pas rastit të 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Përmes një komunikimi live në Facebook, ministrja e Arsimitka përgëzuar fillimisht nxënësit që gjejnë kurajo të denoncojnë bullizmin, dhunën dhe abuzimin, duke shtuar se "shkolla duhet të shndërrohet në hapësirë të sigurt".

Sipas ministres, ka filluar riorganizimi i stafit në mënyrë që fëmijët të ndihen të mbrojtur nga të tilla probleme traumatike që i hasin jo rrallë.

“Do të dyfishohet numri i psikologëve dhe punonjësve socialë përmes një riorganizimi të stafit arsimor që tashmë ka filluar. Ata do të trajnohen për çështjet gjinore dhe për çështje të ngacmimit dhe abuzimit seksual, në mënyrë që të adresojnë këto tema të ndjeshme sa më mirë që të jetë e mundur në shkollë."

Shahini qortoi edhe mediat për “mungesë ndjeshmërie në raportimin e rastit”

“Do të dëshiroja që media të raportonte në mënyrë më të mirë dhe të ndjeshme rastet e dhunës ndaj vajzave dhe grave. një nxënëse që kishte pësuar një abuzim u raportua nga një gazetar, që bënte pyetje të gabuara, duke lënë përshtypjen a thua është viktima ajo që duhej të jepte llogari”, deklaroi ministrja në video-mesazh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor