Aktualitet 2 Qershor 2020

S’do të keni drita nga 2-5 Qershor; OSHEE bën njoftimin për këto zona të Tiranës

Aktualitet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se disa zona në Tiranë do të kenë mungesë të energjisë elektrike në datat 2 deri në 5 qershor.

Në një njoftim në Facebook, OSHEE shkruan se për shkak të remontit të planifikuar, në datat 2-3 qershor do të stakohet energjia në Rrugën e Dibrës te Medreseja, si dhe në Ndroq, Pinet dhe Zhurje.

ër shkak të remontit të planifikuar në NST Kinostudio, në datat 3-5 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona: rruga “Aleksandër Moisiu”, komuna Dajt, Babrru, rruga “Sotir Caci”, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë.

Njoftimi i plotë: 

Stakim, 2-3 qershor

Për shkak të remontit të planifikuar në NST Ndroq dhe në fiderin A3 të kabinës së Medresesë, në datat 2-3 qershor do të stakohet energjia  në intervalin kohor 09:00-15:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë?

2 qershor
Ndroq, Pinet, Zhurje

3 qershor
Pjesërisht “Rruga e Dibrës” tek Medreseja

Ndërsa do preken dhe zona të tjera. Në një njoftim të dytë OSHEE bën me dije: 

Stakim, 3-5 qershor

Për shkak të remontit të planifikuar në NST Kinostudio, në datat 3-5 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë?

3 qershor
Pjesërisht rruga “Aleksandër Moisiu”

4 qershor
Pjesërisht komuna Dajt, Babrru

5 qershor
Pjesërisht rruga “Sotir Caci”, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor