Showbiz 1 Qershor 2020

Asgjë nuk e NDAL mbretëreshën Elizabeth, 94-vjeçarja na la pa fjalë të gjithëve me këtë veprim

Showbiz

Ajo është ndoshta personazhi më karizmatik i familjes mbretërore britanike, njëherazi edhe më jetëgjata në drejtimin e saj. E gjendur vazhdimisht nën objektivin e mediave të ndryshme dhe shërbimeve institucionale, mbretëresha Elizabeth është përpjekur gjithmonë të ruajë privatësinë e saj, edhe pse duhet pranuar që disa prej tyre tashmë janë bërë të njohura për publikun, si për shembull pasionin e saj për kapelet, çantat e vogla dhe makinat e luksit Range Rover ndonëse mbretëresha nuk ka patentë, pa harruar pasionin për kuajt të cilin e ruan edhe tani që është 94 vjeç.

Mbretëreshaështë shfaqur për herë të parë që pas izolimit në kështjellën Windsor, ku ka mundësinë të kalërojë një nga ponit e saj të preferuar, 14 vjeçarin Balmoral Fern. Kjo është hera e parë që monarkja del në ambientet e jashtme të kështjellës ku do të qëndrojë deri në fund të pandemisë.

Edhe pse e izoluar gjatë 10 javëve të fundit, kryeministri Boris Johnson i ka raportuar asaj çdo javë përmes rrjeteve sociale, për të shmangur kontaktin me të, por ende nuk dihet se kur mbretëresha do të kthehet në krye të punëve shtetërore.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor