Showbiz 1 Qershor 2020

Gëzuar pa festë! Fatma ka vetëm një dëshirë këtë 1 Qershor

Showbiz

Nisur nga ngjarja e fundit, ku rasti i një 65-vjeçari që përdhunoi, filmoni dhe shantazhi një 15-vjeçare, tronditi kryeqytetin, gazetarja Fatma Haxhialiu uroi 1 Qershorin me një dëshirë të madhe: të dënohen maksimalisht pedofilët...

"Kete 1-Qershor dua t'ja kushtoj femijërisë së vjedhur...
Të gjithe femijëve, viktima te perdhunimit.
Te gjithë fëmijëve, qe i kemi vrarë dy a mos me shume herë, njehere dhunuesi, nje here tjetër familja e shurdhet dhe e verber, ose indiferente, njëherë ne si shoqëri paragjykuese, injorante dhe bullizuese dhe pastaj SHTETI DHE LIGJI!
A e dini se pedofilia ne kete vend denohet VTEM ME 4 VITE BURG?!!!!!!
Gezuar 1- Qershorin edhe pse fëmijërinë jua vodhën pabesisht, edhe pse nuk keni arsye për te festuar, edhe pse u desh te rriteshit para kohe e të përballeshit me turpe e faje qe nuk i bëtë kurre...
Gëzuar 1-Qershorin edhe pse dhunuesin tuaj e shikoni çdo ditë, vazhdoni te keni frike prej tij dhe kujtdo tjeter, gëzuar edhe pse ju kemi zhgënjyer dhe lene vetem, gezuar te dashur femije, gezuar 1-Qershorin tuaj PA FESTË!
Kete 1-Qershor kam vetëm nje deshire, të bëhemi bashkë dhe te kërkojmë nga shteti DËNIM MAKSIMAL PËR PEDOFILËT!!!!!"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor