Showbiz 31 Maj 2020

Shkoi në një party të fshehtë në Spanjë, infektohet me Covid princi i Belgjikës

Showbiz

Princi Joachim, nipi i mbretit Philippe të Belgjikës dhe i nënti në përputhje me fronin, mori pjesë në një party mbrëmjen e të martës në një shtëpi në qytetin e Kordoba.

28-vjeçari mbërriti në Madrid që të dielën e kaluar për një udhëtim pune, por më pas mori një tren për në Kordoba, aty ku po qëndron e dashura e tij Victoria Ortiz.

Në Kordoba mori pjesë në një festë me 27 persona, gati dyfish më shumë se ç’lejon rregulli i distancimit social. Ata që morën pjesë janë futur në karantinë ndërkohë që nuk dihet nëse princi u infektua në party apo erdhi i infektuar.

Princi tjetër Laurent konfirmoi se një tjetër anëtar i familjes është infektuar. 'Ne nuk dimë si, por koronavirusi ka hyrë në shtëpinë tone. Për javë të tëra ne kemi dalë jashtë vetëm në pak raste’, ka thënë ai.

Ndërkohë policia spanjolle po heton organizuesit e festës për t’i gjobitur ata.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor