Showbiz 28 Maj 2020

Duhen apo thjesht kanë lindur me fat, Victoria Beckham tregon sekretin që e mban akoma lidhur me David

Showbiz

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshje futbolli me motive bamirësie, për t'u kurorëzuar në martesë më 4 korrik të 1999-s, në një ceremoni madhështore në kështjellën e Luttrellstown-it. Që nga ajo kohë e deri më sot, të dy ia kanë dalë mbanë  të jenë një nga çiftet më të pëlqyera e më të lakmuara.

E kemi fjalën për David dhe Victoria Beckham, çiftin ikonë për të cilin koha duket se nuk ka kaluar aspak, përkundrazi janë si vera ‘’sa më shumë kalojnë vitet, aq më të mirë bëhen’’. Ish-futbollisti dhe stilistja e njohur britanike janë ndër çiftet më jetëgjatë në botën e showbiz-it, por e dini cili është sekreti i martesës styre?

Në një rrëfim për “Today”, 46-vjeçarja ka treguar se prioriteti i tyre kryesor janë fëmijët, por ata gjithashtu janë mbështetësin më të mëdhenj të njëri-tjetrit.

“Fëmijët janë prioriteti ynë, dhe çdo gjë që bëjmë, vërtitet rreth tyre. Punojmë të dy shumë fort. E duam jetën tonë profesionale. Mbështetemi tek njëri-tjetri dhe jemi me fat që jemi gjetur dhe që mundëm të rriteshim bashkë.”- u shpreh ajo. Në kaq vite, Victoria dhe David kanë qenë jo vetëm bashkëshortë, por edhe shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor