Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Fjodora Fjora prezantoi për herë të parë djalin e saj Alteon, në sfilatën e stilistit Joni Peçi. Këtë të mërkurë mamë e bir, ishin ftuar tek programi i Rudina Magjistarit dhe ne mësuam më shumë për Alteon. Por pse gazetarja e kulturës dhe shoëbizit vendosi ta prezantojë tani të birin pas kaq vitesh privatësi?
"Çfarë ndodhi? Ja ta them unë… Duke qenë se historinë time me Teon e kam treguar për herë të parë këtu tek ti dhe ka qenë sigurisht një histori që ka qenë shumë në vëmendje të mediave, Teo po rritet, shumë shpejt do të jetë në gjendje të hapë vetë faqet e internetit, të Google-ojë, dhe të shohë çka qenë jeta e tij, çfarë ndodh rreth mamit të tij dhe rreth vetes së tij. Duke qenë se e pashë që ishte e pamundur, unë jam përpjekur shumë që Teon gjatë gjithë kësaj kohe përpiqem ta ekspozoj sa më pak, edhe pse i vogël, nuk diskutohet kjo gjë. Por e shihja që kurioziteti i njerëzve ishte shumë i madh dhe në momentin e parë që kapnin qoftë edhe diçka, ai lajm apo ajo fotografi transformohej dhe reagimi më pas i njerëzve ishte shumë i madh. Dhe gati-gati filloi të më shqetësonte kjo gjë. Dhe mendova kur Joni (Peçi) më propozoi, mendova se Teo është rritur mjaftueshëm. Teo tani do të shkojë në klasë të parë. Teo i merr vendimet vetë, unë e pyeta nëse ka dëshirë të sfilojë me mua dhe ai tha ‘po unë dua të sfidoj me ty, unë kam dëshirë ta bëj këtë gjë’. Dhe mendova që ishte momenti i duhur për të bërë këtë përballje publike të dy së bashku dhe për të thënë që ne jemi shumë mirë, shumë të lumtur. Dhe nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën të cilat përpiqen, herë pas here ia dalin, herë pas here është e vështirë, herë pas herë është sfidë, por edhe lumturi e madhe që buron nga të gjitha këto", u shpreh Fjodora.
Ajo u shpreh se Teo është një fëmijë shumë i sigurt dhe nuk e ka problem vëmendjen.
"Është një fëmijë që nuk e pengon ekrani, prandaj edhe unë e thashë. Në të gjitha festat e parashkollorit është ai që hap festën, është shumë i përgatitur, është një fëmijë që ka dëshirë ta shfaqë veten e tij dhe unë mendova se ky është momenti, pse jo, mami të fillojë ta marrë me vete në ambientet ku punon. Dhe duke qenë se unë jam shpesh e ftuar në emisione dhe ai më ka parë në emisione, le ta shohë një herë veten e vet dhe unë sot i premtova rrugës kur po vinim këtu që do t’i tregoj magjinë e televizionit dhe ai sot, ti e pe vetë fytyrën e tij kur po hynim në studio, ka një reagim që rri me gojë hapur, sepse çdo gjë këtu mesa duket, e impresionon dhe këto do të jenë kujtimet që ai do të ketë", u shreph
Por megjithatë, Fjora tha se nuk mendon se do të dalë sërish publikisht me Alteon për disa vite të tjera, nëse këtë nuk ia kërkon vetë ai më herët.
Alteo me Binin, lepurushin më 'in' te Instagramit
Alteo, Fjodora dhe Bini
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...