Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit publike për koronavirusin thotë se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë të mira.
"Virusi as ka ikur dhe nuk është mundur përfundimisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë, shfaqet politike me turma, pa masë mbrojtëse dhe me një karshillëk që flet për papërgjegjshmëri po vazhdojnë. Po luhet me zjarrin me shëndetin e popullit. S’ju vjen asnjë e keqe nga meraku dhe nga kujdesi im qoftë dhe i tepruar. Pasojat do t’i kalojmë dhe shtrëngesat do t’i harroni. Por me shëndetin dhe jetën e njerëzve nuk luhet. Rreziku është real. Lus Zotin përditë të mos turpërohemi pasi përballuam më te keqen dhe mos të detyrohemi të mbyllemi si rezultat i moskokëçarjes.
Jam shumë në merak dhe po ua përsëris: kjo fazë është shumë delikate. Kjo është java e masave të mbetura kufizuese të lëvizjes. Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, dasma e funerale, ku nuk mund të mblidhen qindra njerëz bashkë, transporti publik që do të duhet të rrijë edhe për pak mbyllur, dhe plazhet po ashtu, ndërsa gjithçka do të kthehet si më parë. Por kujdes, sjellja nuk duhet të jetë më si më parë.
Shani e shfryni sa të doni, por rrezikun e infeksionin mos e përqeshni. Pasi përballuam më të keqen dhe largqoftë mos mbyllemi prej atyre që duek refuzuar ta pranojnë ekzistencën e rrezikut mund të hapen si vaji në lakra. Kjo fazë ku kemi hyrë është shumë delicate. Mund ta harrojmë se virusi as ka ikur as është mundur. Dua t’ju falenderoj për sjelljen e përgjegjshme si njerëz e qytetarë për masat ekstreme. Ja kemi dalë faqebardhë pasi gjërat mund të shkonin për dreq nëse qeveria mund të mos kishte qenë në lartësinë e duhur. Zërat e atyre që kanë sy po s’duan të shohin, kanë vesh po s’duan të dëgjojnë nuk munguan. Ishin shumë pak,”- tha Rama.
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...