Personazh 26 Maj 2020

Blerta Tafani përtej ekranit, për veten dhe gazetarinë e ditëve të sotme

Personazh

NGA: SANTANA ÇOMORA

FOTOGRAFIA: EDVINA META

GRIMI & FLOKËT: UJËVARA HAJDARI

Nga një student që nuk kishte veshur kurrë taka, nuk ishte grimuar asnjëherë, madje as që i kishte hequr ndonjëherë vetullat, Blerta Tafani u gjend befas në një studio lajmesh, Brenda një xhakete, me një pamje të grimuar, me vetulla ndryshe e me flokë të lyer. Që nga ai çast, ajo ra në dashuri me studion. 11 shtatori i vitit 2001, një datë që na ka mbetur në kujtesë të gjithëve, do të shënonte një fillim të ri për studenten e gazetarisë.

 
Ajo e mban mend shumë mirë transmetimin e saj të parë. Sapo ishte larguar nga puna (asokohe punonte në TVA) kur e kërkuan të kthehej urgjent. Ishin sulmuar kullat binjake në Nju Jork. Nisi një transmetim maratonë, me informacionet që mbërrinin minutë pas minute. Jo më kot thonë “të gjendesh në kohën dhe në çastin e duhur”. Kështu ndodhi edhe për vajzën nga Elbasani, studenten e gazetarisë që, përtej emocioneve të para, doli se ishte një folëse dhe gazetare korrekte dhe profesioniste në transmetimin e lajmit.

Gjatë këtyre tetëmbëdhjetë viteve karrierë televizive, biondja bukuroshe, imazh i shumë edicioneve kryesore të lajmeve në TVA, ALSAT, AGON CHANEL e së fundmi në Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH) ka arritur shumë, ashtu siç ka pasur edhe ditë të vështira. Puna në televizion dhe në gazetari sjell gjithmonë të reja. Blerta mban mend që kur ishte e vogël, e imagjinonte veten të ulur në një tavolinë xhami, me disa letra në duar, dhe kënaqej kur mendonte se si hynte në çdo shtëpi, duke u përcjellë atyre informacionet e ditës. Për këtë arsye vendosi të vinte në Tiranë e të studionte për gazetari.

Lajmet i ndryshuan jetën. Ajo e dashuron punën si folëse lajmesh dhe, edhe sot e kësaj dite e bën me të njëjtin pasion si ditën e parë. Që kur doli për herë të parë në ekran, ra në sy kujtesa e saj e fortë vizuale. Elokuenca, diksioni i pastër dhe një kujtesë për t’u admiruar janë cilësi që e dallojnë nga folëset e tjera. “Kujtesa qe një ndër veçoritë që bëri dallimin në fillim. Asokohe nuk kishim promter, por unë arrija të mbaja mend gjithçka.

Sigurisht që më ka ndihmuar shumë edhe puna në terren dhe të qenët gjithmonë në kontakt me ato që ndodhnin. Unë dua ta kuptoj atë që flas. Koka e lajmit është thelbi i kronikës që vjen më pas, ndaj, duke e kuptuar, e kam shumë të thjeshtë ta përpunoj.” Blerta ka guxuar të shkojë edhe përtej një studioje të mbyllur lajmesh e të dalë para një publiku të gjerë, me një imazh krejt ndryshe.

Lexoni intervistën e plotë në Revista Living Online!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor