Kujdesi per trupin 26 Maj 2020

Një lëkurë bananeje është sekreti për këmbë të mrekullueshme në verë

Kujdesi per trupin

Kur vjen vera mezi presim të heqim atletet e këpucët për të nxjerrë sandalet dhe shapkat me gisht. Në këtë mënyrë, nxjerrim në pah këmbët e bukura dhe të freskëta.  Kështu duken më bukur edhe sandalet. A janë këmbët e tua gati për verën? Nëse  jo, atëherë duhet të hani një banane dhe më pas ta përdorni lëkurën sipas kësaj metode që do t'ju tregojmë sot.

Lëkurat e bananeve mund të jenë shumë të dobishme për kujdesin e këmbëve!

Të shëndetshme

Si fillim, do të flasim për efektet e jashtëzakonshme që ka banania për shëndetin. Ngrënia e dy bananeve në ditë mund t'ju bëjnë mirë. Vetëm se përmbajnë shumë sheqer, kështu që nëse jeni diabetik, duhet të keni kujdes me këtë frut. Nëse i hani rregullisht, do të vëreni një rritje të menjëhershme  të energjive, do të keni më pak ngërçe dhe probleme me acidet gastrike, duke përmirësuar kështu tretjen. Ngrënia e bananeve lufton aneminë, kështu që nëse keni mungesë hekuri, është një ide e mirë të filloni të hani rregullisht banane.

Shkëlqyeshëm, por tani me siguri doni të dini pse funksionojnë kaq mirë bananet tek këmbët!

Pedikyr

Për muaj të tërë këmbët tuaja nuk e kanë parë dritën e diellit dhe doni të jeni të sigurta që duhet të jenë mjaftueshëm të bukura me sandale? Pedikyri në sallon është shumë i kushtueshëm.  Për fat, kemi një truk të dobishëm që mund të bëjë mrekulli për këmbët tuaja duke përdorur thjesht një banane. Bananet janë shumë të përshtatshme për t'u përdorur për pedikyr; aminoacidet dhe vitaminat e pranishme në këtë frut mund t'i bëjnë këmbët të buta dhe të mëndafshta.

Si ta bëjmë

Qëroni bananen dhe ruani lëkurën. Lani dhe thani mirë këmbët. Më pas merrni lëkurën e bananes dhe fërkojeni lëkurën në sipërfaqen e këmbëve. Përbërësit zbutës dhe të shëndetshëm do të përthithen nga lëkura e këmbëve. Më pas shpëlani këmbët me ujë të vakët ose mbajini në një enë me ujë të ngrohtë dhe sodë buke. Në fund, përdorni një locion trupi për t'i masazhuar dhe vishni çorape të pastra.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor