Shtatzania 25 Maj 2020

Keni ngeluar shtatzënë kur keni përdorur kontraceptivë; A e dëmton kjo foshnjën?

Shtatzania

Në përgjithësi, përdorimi i barnave kundër shtatzënisë, nuk është arsye për t’u shqetësuar. Megjithëse diçka e tillë nuk është e rekomandueshme, kjo haset shpesh te gratë.

Sipas Kongresit Amerikan të Obstetër-Gjinekologëve, nuk ka rrezik për defekte në lindje, nëse gjatë shtatzënisë përdoren kontraceptivë. Sidoqoftë, sipas një studimi të kryer në vitin 2009, mund të ekzistojë një lidhje e mundshme mes përdorimit të kontraceptivëve në kohën që nëna ka mbetur shtatzënë dhe rrezikut që foshnja të lindë nën peshë apo para kohe. Mos harroni se pjesa më e madhe e foshnjave lindin të shëndetshme.

Sidoqoftë, këshillohuni me mjekun nëse jeni të shqetësuara se në fillimet e shtatzënisë keni përdorur kontraceptivë dhe nëse doni të siguroheni që foshnja është në rregull.

Marrë nga libri "Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor