Kujdesi per fytyren 24 Maj 2020

Krijoni një larës fytyre në shtëpi pa kimikate dhe pa shpenzime

Kujdesi per fytyren

Larja e fytyrës është e rëndësishme sidomos kur lyeni në përditshmëri. Por nëse nuk doni të përdorni kimikatet e larësve që blini, ase nuk doni të shpenzoni shumë këtu më poshtë keni përgatitjet e 3 larësve që mund t’I bëni në shtëpi:

Vaji I arrës së kokosit: Pa zhveshur lëkurën tuaj nga vajrat e saj natyralë, vaji i arrës së kokosit mund të eliminojë çdo shkëlqim që shfaqet në fund të ditës. Kombinimi i tij unik i yndyrnave natyrore — përfshirë acidin linoleik (i cili ndihmon në luftimin e akneve) dhe acidit laurik (i cili është hidratues dhe antimikrobik) e bën atë të dobishëm në trajtimin e lëkurës, thotë Joshua Zeichner, drejtor i studimeve kozmetike dhe klinike në dermatologji në Mount Spitali Sinai në Neë York City.

Pastrues për fytyrën nga mjalti dhe limoni

 Mjalti është natyrisht antibakterial dhe plot antioksidant, të cilët parandalojnë aknet dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, thotë Sejal Shah, dermatolog në Neë York City.  "Lëngu i limonit shpesh rekomandohet në kujdesin e lëkurës sepse ka vitaminë C, e cila është një antioksidant i shkëlqyeshëm",

Përzieni 1 lugë gjelle mjaltë organike me lëngun nga gjysma e një limoni, këshillon Jessica Siefert e LiveGlam. Aplikoni maskën, duke mbuluar fytyrën dhe qafën tuaj, por duke shmangur zonën afër syve tuaj. Prisni 20 minuta, pastaj lani me ujë të ngrohtë, të ndjekur nga ujë i ftohtë.

Pastrues rrushi:

Kombinoni 1 të bardhë veze me 6 ose 7 kokrra rrush në një blender, rekomandon Stephanie Gerber nga Hello Glow. Përzierje tërësisht, duke shtypur farat, të cilat përmbajnë vaj rrushhi. Pasi përzierja të bëhet   e njëtrajtshme, përdorni një furçë  fytyre për të aplikuar maskën në fytyrë dhe qafë. Lëreni për 15 minuta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor