Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Për të përgatitur këtë tartë mund të zgjidhni frutat që preferoni ose ato që keni në shtëpi, por meqenëse mjedrat i janë shtuar dendur tashmë tregjeve tona, ne e bëmë me to! Provojeni!
Nga Linda Fishta, Foto Armand Habazaj
Koha e përgatitjes: 20 min
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm, që t’i hiqet bordi anësor:
200 g biskota “Petit Beurre”
100 g gjalpë i tretur i vakët
250 g djathë Mascarpone
150 g djathë Philadelphia ose djathë tjetër kremoz
70-80 g sheqer pluhur
1 bustinë vanilje
125 g mjedra të freskëta
1 limon organik – vetëm lëkurën e grirë me rende
Përgatitja:
1. Grijmë në mikser biskotat, i bëjmë si pluhur ose i fusim në një qese dhe i shtypim me rrahësen e mishit ose fundin e një gote. Shtojmë gjalpin dhe i përziejmë mirë. E hedhim masën e biskotave në tavën ku kemi shtruar letër furre ose e kemi lyer me gjalpë e miell. I ngjeshim mirë me gishta ose me kurrizin e një luge edhe anësoret e tavës për 2-3 cm. E vëmë të ftohet në frigorifer për 1 orë ose te ngrirja për 30 minuta.
2. Pas kësaj kohe, përziejmë djathin Mascarpone me atë Philadelphia, sheqerin pluhur dhe lëkurën e limonit.
3. Shpërndajmë kremin mbi bazën e biskotave në tavë dhe mbi të vendosim mjedrat.
E shërbejmë pasi të jetë ftohur për 3 orë në frigorifer, jo më parë. Ruhet në frigorifer.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...