Kujdesi per fytyren 23 Maj 2020

Pasi të provoni maskën çudibërëse me ujë orizi, s'do të keni nevojë të përdorni kurrë më krem hidratues

Kujdesi per fytyren

Për shekuj me radhë femrat japoneze kanë përfituar nga vetitë mrekullibërëse të orizit. Duke qenë i pasur me antioksidantë, të cilët parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe ngadalsojnë procesin e plakjes, orizi është përdorur gjithashtu në kulturën aziatike si “medikament” për të shëruar irritimet e lëkurës dhe trajtimin e akneve.

Përmbajtja e lartë e acidit linoleik dhe skualenës, të cilët kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë, e bën orizin një përbërës kryesor në rutinën e kujdesit të lëkurës .Shumë njerëz nuk e dinë se orizi ka aftësi të rikthejë rininë e lëkurës, veçanërisht të fytyrës, e ta bëjë atë të jetë më e butë dhe më e lëmuar, për këtë arye ju propozojmë maskën e mëposhme.

Përbërësit e maskës
1 lugë gjelle qumësht
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle lëng orizi

Përgatitja
Në një tenxhere me pak ujë të ftohtë hidhni 3 lugë oriz. Vendoseni në zjarr dhe lëreni deri sa orizi të fillojë të zbutet. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kulloni ujin veç nga orizi. Në ujin që gatuat orizin shtoni një lugë qumësht dhe një lugë mjaltë. Pasi të jetë formuar një masë jo më e lëngshme aplikojeni në fytyrë. Rekomandohet një herë në javë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor