Shëndeti i gruas 22 Maj 2020

Nëse vuani nga infeksionet vaginale, duhet të shtoni patjetër në dietën tuaj këto 4 ushqime

Shëndeti i gruas

Infeksionet vaginale janë një nga problematikat shëndetësore më të zakonshme, që prekin pothuaj të gjitha vajzat dhe gratë. Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida. Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal. Si rrjedhojëkeni sekrecione vaginale më ngjyrë të verdhë, erë të rëndë nga poshtë, djegie gjatë urinimit apo penetrimit seksual, si dhe kruajtje të vazhdueshme.

Ushqimet dhe pijet kanë efekt të ndryshëm në funksionimin e organeve të trupit, disa ju japin energji, ndërsa të tjera punojnë kundër tij. Nuk është çudi, ajo që ne hamë gjithashtu ka ndikim në shëndetin e vaginës. Ja një listë e disa ushqimeve të zakonshme që do t’ju ndihmojë të forconi dhe të përmirësoni shëndetin tuaj vaginal:

Kos natyral: Kosi luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e higjienës vaginale, duke qenë se përmban acid lufton infeksionet maja. Kur të blini kos, sigurohuni  të mos përmbajë sheqerna.

Lëng boronice: Lëngu i boronicës është i njohur për efektin e tij çudibërës në fshikëz. Ky lëng  parandalon infeksionet e traktit urinar. Shumica e lëngjeve të  boronicës që gjenden në  dyqane, për fat të keq përmbajnë shumë sheqer për t’i shërbyer qëllimit të tij shërues. Është më mirë ta përgatisni vetë lëngun me boronica të freskëta. Provoni ti përzieni me kos, japin efekte të mahnitshme.

Hudhër: Për rezultate më të mira, konsujoheni të papërpunuar. Ajo në mënyrë efektive parandalon simptomat e infeksionit vaginal. Vendosni  një thelb hudhër të pastruar në vaginë dhe lëreni gjatë gjithë natës. Përsëriteni trajtimin për tri net rresht. Mund të tingëllojë e çuditshme por do t’ju largojë infeksionin.

Soja: Pak e keni kuptuar, por soja duket se mund të veprojë si një lubrifikant vaginal natyral, sepse ka doza të ulëta të estrogjenit që trupi juaj mund të ketë nevojë për të prodhuar lagështi. Si gjithmonë, duhet të tregoni kujdes dhe të konsumoni vetëm versionet natyrale të saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor