Ëmbëlsira 21 Maj 2020

Tortë me çokollatë për të ëmbëlsuar pasditen tuaj

Ëmbëlsira

Nga: Mirela Andoni

Fotografia: Armand Habzaj

PËRBËRËSIT: 250 g gjalpë 250 g sheqer 4 vezë 200 g miell që fryhet vetë 70 g kakao 150 ml qumësht ½ lugë e vogël me sodë 1 bustinë vanilje PËRBËRËSIT PËR KREMIN PËR MBUSHJE: 250 g gjalpë 500 g sheqer pluhur 100 ml pana ëmbëlsire PËRBËRËSIT PËR KREMIN PËR LYERJE: 300 ml pana ëmbëlsire 200 g çokollatë

 PËRBËRËSIT PËR DEKOR: vezë çokollatë shkopinj susami

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në një tas hedhim miellin, sodën, vaniljen dhe kakaon dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë. Në një tas tjetër rrahim gjalpin me sheqerin, derisa të dyfishojë vëllimin dhe shtojmë ngadalë vezët, miellin dhe qumështin pjesë-pjesë. Brumin e formuar e ndajmë në 3 tava me diametër 20 cm dhe i pjekim rreth 25-30 minuta. Ndërkohë, përgatisim kremin për mbushje: në një tas rrahim gjalpin me sheqerin pluhur, shtojmë kremin pana dhe i rrahim sërish. Kremin e formuar e vendosim në frigorifer deri kur ta përdorim. Për kremin për lyerje, ngrohim panën, shtojmë çokollatën e grimcuar dhe i rrahim me rrahësen me dorë. Këtë e lëmë të ftohet plotësisht para se ta përdorim. Më pas formojmë tortën duke vendosur një shtresë keku, pastaj shtrojmë kremin e bardhë, sërish një shtresë kek dhe krem, dhe e mbyllim me shtresën e fundit të kekut. Tortën e mbulojmë me kremin e çokollatës dhe e zbukurojmë sipas dëshirës me shkopinj brumi dhe vezë çokollate

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor