Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ja se si të zvogëloni rrezikun e infektimit ndërsa bëni ecjen tuaj, forconi sistemin tuaj imunitar dhe merrni ajër të pastër.
1-Mbajini duart për vete
Studiuesit kanë hetuar jetëgjatësinë e Koronavirusit pasi kalon në sende si një paketë, një shufër ose një vend çfarëdo. Sipas Universitetit të Alabama në Birmingham, virusi mund të jetojë deri në tre ditë në sipërfaqe të tilla si çelik inoks dhe plastika. Kjo do të thotë që transmetimi i Koronavirusit mund të ndodhë kur jeni duke ecur nëse prekni një diçka në park, burim uji ose edhe një buton sinjalizues ose ndalese. "Përpiquni të shmangni ndalesën e duarve mbi çdo gjë, dhe nëse e bëni këtë, mos e prekni fytyrën derisa të keni dizifektuar ose larë duart", rekomandon Allyn Resch, një pulmonolog për steadymd.com.
2-Vini një maskë kur ecni:
Ende ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë se si virusi sillet jashtë, por Qendrat e Sëmundjeve dhe Kontrollit dhe Parandalimit thotë se mbulimi i gojës dhe hundës me maskë është një mënyrë e rëndësishme për t’u mbrojtur kundër transmetimit ajror të Koronavirusit. Nëse jeni vetëm jashtë, mund të rrini dhe pa maskë, por nëse jeni duke ecur me këdo tjetër ose në vende që janë të mbushura, atëherë të gjithë duhet të vendosim maska.
3-Qëndroni sa më larg vendeve që ka njerëz
Është vërtetuar nga ekspertët që virusi dhe në ajër qëndron për disa kohë. Kështu që do të ishte shumë mirë nëse thjesht I evitoni vendet në të cilat kalojnë shumë njerëz dhe në vend të kësaj të bëni shëtitje në vende “sekrete”.
4-Dizifektoni këpucët:
Shpesh virusi mund të jetë dhe në këpucët tuaja për shkak të teshtimës së dikujt e cila ka rënë përtokë apo për arsye të tjera, pasi këpucët tuaja shkelin kudo! Ajo që duhet të bëni është t’i dizifektoni ato sa herë dilni!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...