Astroliving 18 Maj 2020

Horoskopi javor nga astrologu i njohur Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet për datat 18-24 maj

Astroliving

Dashi: Ju pret një javë fantastike, që do të nisë bukur me Hënën që ju favorizon. Do të keni fat dhe do të përjetoni emocione pozitive. Venusi i kthyer nga shenja juaj do ta bëjë më të fortë lidhjen në çift, ndërsa Mërkuri favorizon marrëdhëniet në punë dhe ato personale. Edhe në fundjavë Hëna do të shkëlqejë sërish në shenjën tuaj. Ku i dihet, mbase beqarët do të gjejnë shpirtin e tyre binjak.

Demi: Do të ndiheni të stresuar, sidomos në aspektin profesional, sepse Saturnin do ta keni në disonancë. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt ndikimi negativ i këtij planeti do të zbehet. Ndërkohë do të keni mbështetjen e Marsit, që do t’ju bëjë të ndiheni më energjikë dhe që do të nxjerrë në pah shpirtin tuaj luftarak. Ditët me fat të javës do të jenë e mërkura dhe e enjtja. Fundjava do të jetë e qetë.

Binjakët: Do të jeni gjatë kësaj jave të favorizuarit e yjeve. Edhe Venusi, edhe Mërkuri janë kthyer nga shenja juaj. Përgatituni për takime emocionuese, që do të bëjnë t’ju rrahë zemra fort. Të premten, të shtunën dhe të dielën Hënën do ta keni në shenjë. Gjatë atyre ditëve mund të merrni një surprizë të bukur. Megjithatë, bëni kujdes, sepse Marsin do ta keni kundër dhe mund të ndiheni më të lodhur se zakonisht.

Gaforrja: Kjo do të jetë për ju si një periudhë shërimi. Muajt e parë të vitit kanë qenë vërtet stresues. Tani që më në fund do të çliroheni nga ndikimi negativ i Saturnit, do të mund të merrni frymë të lehtësuar. Marsi do t’ju dhurojë shumë energji, ndërkohë që Hëna ju premton emocione të bukura dhe takime të paharrueshme, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte.

Luani: Do të fillojë për të lindurit e kësaj shenje një fazë rikuperimi, pavarësisht se Saturnin do ta keni kundër dhe do të vazhdojë të nxjerrë pengesa në rrugën tuaj. Mërkuri do t’ju favorizojë, duke ju ofruar mundësi të shumta. Venusin gjithashtu do ta keni aleat dhe lidhja juaj do të bëhet më e fortë. Për beqarët parashikohen takime interesante. E hëna dhe e marta do të jenë ditë me fat. Të mërkurën dhe të enjten mund të ndiheni disi nervozë.

Virgjëresha: Këtë javë mund të kaloni disa vështirësi. Pozicionimi i pafavorshëm i Marsit ju bën të ndiheni më pak energjikë, duke ju krijuar probleme psikofizike. Edhe Venusin, edhe Mërkurin do t’i keni kundër, prandaj nuk është çudi që do të keni telashe si në aspektin profesional edhe në atë personal. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me fat, sepse Hënën do ta keni në shenjë. Pritet që në fundjavë të jeni të tensionuar.

Peshorja: Java nuk do të fillojë e mbarë, sepse gjatë dy ditëve të para Hënën do ta keni kundër. Pritet që të jeni në humor të keq, por për fat kjo gjendje do të kalojë gjatë ditëve në vazhdim. Falë Venusit dhe Mërkurit në pozicion të favorshëm nuk do të vonojnë të vijnë lajme të mira, si në aspektin profesional edhe në atë personal. Në fundjavë do të bëheni romantikë, sepse Hëna do të ndikojë për mirë në gjendjen tuaj shpirtërore.

Akrepi: Do të shpëtoni më në fund nga ndikimi negativ i Mërkurit dhe do të gjeni sërish qetësinë e munguar. Saturni dhe për pak kohë do të vazhdojë të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju krijuar vështirësi të shumta. Do të keni mundësi të reflektoni me qetësi për të gjetur rrugën më të përshtatshme për ju. Marsin do ta keni në anën tuaj dhe do t’ju japë forcë të merrni vendime të rëndësishme.

Shigjetari: Edhe gjatë këtyre ditëve do t’ju duhet të viheni para faktit të kryer se Venusin dhe Mërkurin do t’i keni kundër. Për rrjedhojë do të hasni vështirësi në komunikim si në punë dhe në familje. Bëni kujdes sidomos në fundjavë, sepse për shkak se Hëna do të jetë në disonancë me shenjën tuaj, disa mosmarrëveshje mund të degjenerojnë në zënka. E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të qeta të javës.

Bricjapi: Do të jeni këtë javë më energjikë se kurrë. Marsi do t’ju japë forcë për të avancuar me projektet tuaja. Jeni të favorizuarit e Jupiterit. Edhe pse për momentin Saturni nuk është në shenjën tuaj, rezultatet në punë nuk të vonojnë të arrijnë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat, pasi Hënën do ta keni aleate dhe do të ndikojë për mirë. Fundjava do të jetë plot gjallëri.

Ujori: Shumë shpejt do ta ndieni ndikimin e Saturnit në shenjë. Do të nisë për ju një cikël i ri, një kohë në të cilën do të merrni kënaqësi të shumta. Venusi i kthyer nga shenja juaj do t’ju favorizojë në dashuri dhe do t’ju bëjë më joshës. Do të jetë e vështirë t’ju rezistosh. Aty nga mesi i javës, Hëna në pozicion të pafavorshëm mund t’ju shkaktojë melankoli. Fundjava do të jetë e zjarrtë... Mos u druani, yjet do t’i keni në anën tuaj.

Peshqit: Për këtë javë dhe Venusi, dhe Mërkuri do të jenë të vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të ndiheni në presion në punë dhe në marrëdhënie me partnerin. Por, nuk keni pse të frikësoheni, Marsin do ta keni aleat. Nuk do t’ju mungojë as forca, as energjia e duhur për të fituar çdo betejë. Në planin afatgjatë fitorja është juaja. Ditët më me fat të javës do të jenë e mërkura dhe e enjtja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor