Pjata kryesore 17 Maj 2020

Filetë viçi me salcë të kuqe të ëmbël dhe patate violë

Pjata kryesore

Nga: shefja e Fustanella Farm/ Fotografia: Armand Habazaj

PËRBËRËSIT: 300 g filetë viçim 1 lugë vaj ulliri, 1 gotë verë e kuqe Mersola dhe 4 patate violë.

PËRGATITJA: Verën e kuqe e nxehim në zjarr mesatar, derisa të trashet. Ndezim skarën të nxehet. Pasi i lajmë mirë patatet dhe i presim në feta, i skuqim në tigan. Filetën e mishit e vendosim të piqet në skarë dhe pas 5 minutash e kthejmë nga ana tjetër. E lëmë edhe 2-3 minuta të tjera në varësi të shijes dhe në fund e rregullojmë me kripë dhe piper. E presim në feta dhe e shërbejmë me patatet e skuqura, domate dhe salcën e verës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor