Sallatat 16 Maj 2020

Sallatë me angjinare dhe patate

Sallatat

Nga Mirela Andoni/Fotografia Armand Habazaj

PËRBËRËSIT: 5 angjinare, 5 patate të vogla, 1 limon, 1 tufë mente, 1 spec djegës, 1 lugë kaperi 1 thelb hudhër dhe 2 lugë vaj ulliri.

PËRGATITJA: Pastrojmë angjinaret, i presim në katër pjesë, i lyejmë me limon dhe i vendosim në ujë me limon që të mos nxihen. Lajmë patatet, i presim në copa dhe i vëmë të ziejnë në ujë me kripë, bashkë me angjinaret, derisa të zbuten. Përgatisim salcën duke bashkuar lëngun e limonit, mentën, specin e grirë, kaperit, hudhrën dhe vajin e ullirit. Pasi kullojmë angjinaret dhe patatet, i vendosim në pjatë dhe i hedhim salcën, sa janë ende të ngrohta

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor