Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Babai përdhunon të bijën 15 vjeçare.
Historia monstruoze, babai përdhunonte prej dy vitesh vajzën.
Babai mostër abuzonte të bijën.
Babai përdhunon për 16 vite të bijën.
Zbulohen përgjimet e babait që abuzon seksualisht më të bijën.
Nëse bën një kërkim të thjeshtë në internet do lexosh me qindra tituj të tillë, histori dhune familjare ku babai dhunon të bijën, ku babai bashkë me nënën dhunon të bijën, ku babai bashkë më shokët dhunon të bijën, ku babai i kërkon të bijës akte të turpshme. Për të mos përmendur ato që kalojnë në heshtje. Shumë prej jush, që i përkasin një gjenerate më të madhe do të thonë “ Kjo ndodh sepse nuk e ka evlat, sepse gruaja e ka më dikë tjetër fëmijën”.
Justifikim mizogjen që edhe njëherë dënon gruan, e fajëson për sjelljen dhe degjenerimin njerëzor të mashkullit, sidomos në jetën në çift. Justifikim që hedh poshtë dashurinë, tolerancën dhe vlerat njerëzore të cilat thonë që prind është ai që të rrit dhe të jep dashuri pa kushte, dhe jo domosdoshmërisht ai që të dhuron jetën.
Ku kemi gabuar pra? Te liria dhe demokracia që kemi përjetuar dhunshëm? Te morali i dualizuar që kemi trashëguar gjatë regjimit komunist? Të anakronizmat dhe sjelljet e errëta nga pushtimi turk? Te dhuna dhe te aparati shtetëror që krijoi njeriun e ri të moralshëm dhe aseksual? Të mungesa e ballafaqimit me kultura të tjera? Te izolimi i detyruar ? Të mungesa e edukimit dhe infrastrukturës? Ku gaboi shoqëria shqiptare dhe kur u kthye në shoqëri përdhunuese? Ku gaboi shoqëria shqiptare që babanë e ktheu nga figurë mbrojtëse në figurë abuzuese, në figurë autoritare, urdhëruese, manipuluese dhe monstruoze ?
Dhuna nuk është vetëm një problem i këtyre vajzave që do përndiqen gjatë gjithë jetës nga mendimet dhe kujtimet e tmerrshme dhe nga mungesa e besimit te njeriu. Nuk është vetëm problem i kush e di sa grave që nuk janë më, që heshtin, që kërcenohen, që kanë plagë fizike e psikologjike. Dhuna na përket të gjithëve. Mua, ty, familjes tënde perfekte, komshinjve të tu, kushërirës tënde, mikeshës, asaj për të cilën të kanë treguar. Dhuna na përndjek që në gjenezë, ajo është e heshtur, e maskuar, dinake, ngjitëse, e rrezikshme e shumë, shumë epitete të tjera.
A nuk jeni të lodhur edhe ju, me incestin, pedofilinë, vulgaritetin, shfaqjet banale, deformimet e moralit, dualizmin e tij, standardet e dyfishta të gjykimit? A nuk jeni të frikësuar për veten dhe fëmijët tuaj, a nuk jeni të inatosur për jetën dhe të ardhmen tuaj ? Sepse unë jam, jam shumë dhe nuk di çfarë duhet të bëj që ne të pranojmë realitetin, që ne të pranojmë sëmundjet që kemi dhe të kërkojmë ndihmë për shërim. Nuk e di se cili është katalizatori për një shoqëri që nuk ëndërron më, që nuk beson më, që nuk kërkon më. A janë varfëria dhe politika, faktorë më të rëndësishëm sesa vetë njeriu ? A është ideologjia fetare, Ramazani, virgjëria, më të rëndësishme sesa vetë jeta ? Më thoni ju./NGA ZHAKLIN LEKATARI
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...