Pjata kryesore 13 Maj 2020

Makarona flutur me brokoli dhe rrepa

Pjata kryesore

Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Kush mund t'i thotë JO një pjate makarona, aq më tepër kur gatuhen me dy prej perimeve më të ushqyeshme që gjeni në treg: brokoli dhe rrepat. Mund t'ju duket pak kombinim i çuditshëm në radhë të parë, por pasi ta provoni do të fshini pjatën.

PËRBËRËSIT: 300 g makarona flutur, 300 g brokoli, 200 g rrepa, 1 thelb hudhër, spec djegës, 50 ml vaj ulliri, 100 g djathë, ½ limon, ½ tufë mente

PËRGATITJA: Ziejmë makaronat në ujë me kripë për disa minuta, aq sa përshkruhet në paketim. Pesë minuta para përfundimit shtojmë brokolin e prerë në copa dhe i ziejmë bashkë me makaronat. Ndërkohë, në tigan ngrohim vajin e ullirit dhe e aromatizojmë me hudhrën e shtypur dhe pak spec djegës. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tigan. Presim hollë rrepat dhe i marinojmë me kripë, piper, limon e vaj ulliri dhe i shtojmë te makaronat. Më pas grijmë pak lëkurë limoni, djathë të bardhë dhe ca gjethe mente.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor