Astroliving 13 Maj 2020

Energjia e Marsit tek Peshqit ndikon edhe në shenjën tënde; Zbulo ç'sjell ajo

Astroliving

Më 13 Maj 2020 Marsi kalon tek Peshqit dhe përshëndet Ujorin. Ky kalim astral do të zgjasë deri në fund të qershorit, e më pas do të fillojë një qëndrim shumë të gjatë tek Dashi. Në të fundin e shenjave zodiakale Marsi lodhet dhe dorëzon armët, pasi këtu forca e tij është më pak e përqendruar, më pak e vendosur dhe më e shpërndarë: Një mundësi e shkëlqyer për ta marrë me ngadalë, për të mos gabuar për shkak të nxitimit  që tani i duhet të bëjë llogaritë me shumë planete retrogradë.

Efektet e Marsit tek Peshqit në horoskop:

Dashi: Energjitë, pasioni dhe dëshira për protagonizëm do të marrin një pauzë në pjesën e dytë të vitit. Lëreni veten të përkëdhelet nga një qetësi e ëmbël dhe e ngrohtë.

Demi: Më në fund gjithçka po bëhet më pak e nxituar, më pak e shqetësuar dhe mund të gjeni qetësi dhe mirëkuptim në çdo gjë, sidomos me punën dhe impenjimet. Përfitoni prej kësaj situate për të përmirësuar të tashmen tuaj dhe për të dashur më shumë.

Binjakët: Kuadratura e Marsit mund t'i bëjë më intensive disa çështje që lidhen me punën ose angazhimet e momentit. Provoni të mos e jetoni në një mënyrë shumë të tendosur ose konfliktuale një miqësi. Kujtohuni se jo të gjithë i kanë idetë e qarta si ju.

Gaforrja: Keni një dëshirë të re dhe të madhe për gjërat që ju bëjnë të ndiheni më aktivë, më të motivuar, që ju shtyjnë të kërkoni më shumë dhe më të mirën. Mund të filloni të mendoni për një udhëtim ose një moment të veçantë.

Luani: Përmirësoni cilësinë e marrëdhënieve tuaja që befas do të bëhen më të nxehta, më pak të tensionuara dhe nervoze. Do të gjeni harmoninë dhe dëshirën për të qenë me ata që doni, me ata që ju pëlqejnë.

Virgjëresha: Marsi në retrogradë do t'ju bëjë më të ashpër, më të vendosur dhe të drejtpërdrejtë në mënyrën se si silleni me partnerin dhe njerëzit që janë afër jush. Komunikimi dhe shkëmbimi bëhen më të rëndësishme, më urgjente.

Peshorja: Energjia për të vepruar e për të jetuar, për t'u argëtuar dhe për t'u pasionuar pas diçkaje është shumë e nxehtë dhe intensive. Thjesht jetoni një forcë normale, pushoni dhe mendoni më shumë për mirëqenien tuaj, për bukurinë.

Akrepi: I bukur dhe shumë i dobishëm ky tranzit i cili në një moment projekton energjinë tuaj më të mirë drejt diçkaje të bukur dhe pozitive, drejt një mënyre të dashuruari shumë të fortë, brilante, të guximshme.

Shigjetari: Kuadratura e re Marsit kërkon një sakrificë të vogël.  Ju kërkon më shumë aftësi për t'i kushtuar më shumë vëmendje dhe kujdes gjërave të shtëpisë, familjes, duke përmirësuar marrëdhëniet me njerëzit më afër jush.

Bricjapi: E fortë dhe intensive mënyra juaj e të shprehurit të gjërave, të komunikuarit dhe të biseduarit. Marsi i cili tani është në një pozicion miqësor, ju ndihmon të jeni më të qartë dhe më të saktë, të impononi idetë dhe vizionet tuaja me lehtësi dhe saktësi.

Ujori: Më në fund kjo energji e madhe dhe frenetike do t'ju rikthejë qetësinë në yjet tuaja. Me pak fjalë, mund të përpiqeni të relaksoheni, të buzëqeshni, të ndaloni vrapin dhe të merrni frymë.

Peshqit: Planeti i kuq ju sjell forcë, entuziazëm dhe cilësi të reja praktike. Do të jetoni pasione të vogla, do të keni më shumë ide për t'u argëtuar. Një mënyrë e shkëlqyer për të pritur verën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor