Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
NGA MIRELA ANDONI/FOTOGRAFIA ARMAND HABAZAJ
Prej disa javësh luleshtrydhet kanë mbushur plot jo vetëm stendat e tregjeve, por edhe tryezat tona. Sot Mirela ju propozon t'i përdorni për të përgatitur një tortë të thjeshtë dhe shumë të shijshme. Rezultati final do t'ju lërë pa fjalë.
PËRBËRËSIT: 4 vezë, 12 lugë sheqer, 12 lugë gjalpë i tretur, 12 lugë qumësht, lëkura dhe lëngu i 1 limoni, 12 lugë miell, 1 fryrës keku, pak kripë.
PËRBËRËSIT PËR KREMIN: 250 g luleshtrydhe, 200 g krem djathi Mascarpone, 300 ml pana për ëmbëlsira, pak ngjyrues i kuq, vanilje, 100 g qumësht i kondensuar, 200 g reçel luleshtrydhesh.
PËRGATITJA: Me rrahësen elektrike bëjmë marengë të bardhat e vezëve. Të verdhat e tyre i përziejmë me sheqer, gjalpë, qumësht, lëngun dhe lëkurën e limonit, derisa të përftojmë një masë homogjene. Miellin e përziejmë me fryrësin dhe pak kripë, ia shtojmë masës së vezëve dhe i punojmë, derisa të formohet brumi. Shtojmë të bardhat e vezëve pjesë-pjesë duke e përzier nga lart poshtë. Brumin e pjekim për 25 minuta në dy tava me diametër 20 cm. Pas kësaj kohe i nxjerrim që të ftohen plotësisht. Formojmë kremin duke rrahur panën me qumështin panda dhe vaniljen. Shtojmë aty kremin e djathit Mascarpone dhe disa luleshtrydhe të copëtuara, se pjesën tjetër e ruajmë për dekor. Kremin e vendosim në frigorifer dhe e përdorim për mbushje, pasi keku të jetë ftohur plotësisht. Lyejmë fundin e pjatës me pak krem që keku të ngjitet dhe të mos lëvizë, vendosim shtresën e parë të kekut, e lyejmë me reçelin e luleshtrydhes, pastaj me gjysmën e kremit dhe mbi të vendosim shtresën tjetër të kekut. Të gjithën e lyejmë me kremin e mbetur dhe e zbukurojmë me luleshtrydhe, limon dhe mente sipas dëshirës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...