Pjata kryesore 11 Maj 2020

Niseni javën ndryshe; Tartë me shparguj nga Living

Pjata kryesore

Nga: Mirela Andoni

Fotografia: Armand Habazaj 

PËRBËRËSIT: PËRBËRËSIT: 1 petë sfoliatë, 1 tufë shparguj, 250 g gjizë pa kripë, 2 vezë, 150 g djathë i bardhë, 10 domatëza, kripë dhe piper.

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Lajmë shpargujt me ujë të bollshëm dhe u këpusim pjesën fundore deri ku mundemi, pastaj presim në kubikë djathin e bardhë. Vendosim petën sfoliatë në një tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell dhe e shpojmë me pirun. Peta duhet të ngjitet edhe në anët e tavës që të mbajë mbushjen. Përziejmë gjizën, vezët, kripën dhe piperin, por duhet të kemi kujdes, se edhe djathi ka kripë. E shtrojmë masën mbi petë dhe e hapim me kujdes. Pastaj vendosim shpargujt, domatet e prera në mes dhe kubat e djathit. E pjekim për rreth 15-20 minuta derisa anët të marrin ngjyrë. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe e presim në feta. E shërbejmë me sallatë të freskët stine.

/RevistaLiving

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor