Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nga MIRELA ANDONI /Fotografia ARMAND HABAZAJ
PËRBËRËSIT: 4 vezë, 400 g salsiçe të freskëta, 1 lugë mustardë, lëkura e 1 limoni,kripë, piper, majdanoz, sherbelë.
PËRBËRËSIT PËR T’I MBLEDHUR: 50 g miell, 1 vezë e rrahur, 100 g galetë, vaj për skuqje.
PËRGATITJA: Vendosim vezët (që i kemi pasur në temperaturë ambienti) të ziejnë për 8 minuta. Ndërkohë, thërrmojmë salsiçet në tas dhe shtojmë mustardën, lëkurën e limonit, majdanozin dhe sherbelën e grirë. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe formojmë një brumë qoftesh. Ftohim vezët në ujë të rrjedhshëm. E ndajmë brumin në 4 pjesë, hapim një prej tyre në pëllëmbë dhe vendosim vezën e qëruar. Këtë e mbulojmë me brumë dhe formojmë një top. Në tre tasa të ndryshëm vendosim miellin, vezën e rrahur dhe galetën. Çdo top brumi e kalojmë në fillim te mielli, te veza dhe në fund te galeta. E përsërisim këtë dy herë për të krijuar një shtresë sa më kompakte. Më pas i skuqim për 4-5 minuta në temperaturë mesatare, në vajin e nxehur që më parë. Më pas i vendosim në letër kuzhine që t’u thithim vajin e tepërt.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...