Femijet 10 Maj 2020

‘Të thashë, por nuk më dëgjove dhe ja...’;Lërini fëmijët të bëhen pis

Femijet

Nga Lira Gjika/“Të thashë, por nuk dëgjove dhe ja tani.. shih si je bërë”. Këto fjalë shoqërrojnë çdo hap të “gabuar”, që bën fëmija, sidomos kur ka marrë një paralajmërim nga të rriturit. Për gjatë eksplorimit të mjedisit dhe të forcave të tij, fëmija shpesh herë, do të bëhet pis, do të rrëzohet e vritet.

Të rriturit pranë tij, duhet ta inkurajojnë, që të vazhdojë të eksplorojë dhe të mos ketë frikë. Të bërit “pis” tregon që fëmija nuk ka ndenjur, por ka luajtur e eksploruar. Dhe rrëzimet janë pjesë e rritjes, që ndihmojnë të fitohet kontrolli dhe kujdesi ndaj vetes. Ato nxitin zhdërvjelltësinë e trupit dhe të mendjes, për mbrojtjen dhe evitimin e dëmtimit dhe aksidenteve.

Pa këto eksperienca, që janë gjimnastika më e mirë për të fituar besimin te vetja, njeriu nuk do ja kishte dalë të eksploronte botën dhe të dilte në hapësirë. Janë këto frikra të vlerësuara drejtë në fëmijëri, që bëjnë të mundur të rriturin e suksesshëm dhe me vullnet e fantazi të shëndetëshme. Prindër, shmangeni këto shprehi jo cilësore, për rritjen e fëmijëve tuaj. Ata janë të “projektuar” për të ardhmen, përpiquni të jeni pjesë e progresit të tyre dhe jo pengesë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor