Pjata kryesore 9 Maj 2020

Petka me krem bizeleje dhe djathë

Pjata kryesore

Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Receta e sotme bashkon një prej produkteve tradicionale shqiptare petkat, me shijen e rafinuar italiane. Është një pjatë shumë e thjeshtë dhe super e shijshme, ndaj provojeni që sot.

PËRBËRËSIT: 500 g petka, 300 g bizele, fara pishe, 200 g djathë
Scarmorza i tymosur, 50 g djathë Parmigiano, 50 g gjalpë 200 ml qumësht, kripë, piper.

PËRGATITJA: Ziejmë bizelet me pak kripë, derisa të zbuten. Pjekim farat e pishës për pak minuta dhe i vendosim në blender bashkë me bizelet (lëmë disa kokrra për dekor), djathërat dhe qumështin. I bluajmë derisa të përftojmë një masë të njëtrajtshme dhe e rregullojmë me kripë dhe piper. Ziejmë për 2-3 minuta petkat në ujë me kripë ose sipas kohës së shënuar në paketim. Më pas i kullojmë dhe hedhim mbi to salcën e përftuar. Kaurdisim në gjalpë bizelet që lamë për dekor dhe i përziejmë me kujdes me petkat.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor