Pjata kryesore 7 Maj 2020

Qebap me mish qengji, rozmarinë, limon dhe hudhër

Pjata kryesore

Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ

PËRBËRËSIT: 4 degë rozmarinë 15 cm, 500 g mish qengji i prerë në kubikë 4 cm, 2 thelpinj hudhra, 2 lugë vaj ulliri, lëkura e 1 limoni, 1 lugë lëng limoni, rozmarinë, kripë, piper.

PËRBËRËSIT PËR SALLATËN:300 g domatëza, 1 kastravec, 2 rrepa, 1 qepë e kuqe, 100 g ullinj të zinj, 200 g djathë i bardhë, 2 lugë të vogla rigon, 20 ml vaj ulliri, 2 lugë uthull.

PËRGATITJA: Pastrojmë degët e rozmarinës nga gjethet, lëmë vetëm disa në fillim për dekor. Fundin e degës e presim me thikë që të jetë disi e mprehtë. Në tas bashkojmë hudhrat e shtypura, vajin, rozmarinën e grirë, lëngun dhe lëkurën e limonit dhe lyejmë copat e mishit, pasi i ngulim te shkopinjtë e rozmarinës. I vendosim në frigorifer për disa orë ose një natë. Gjatë kësaj kohe përgatitim sallatën. Më pas ndezim skarën ose vëmë në zjarr një tigan që nuk ngjit dhe pjekim qebapët nga të gjitha anët. I rregullojmë me kripë dhe piper dhe i shërbejmë, të ngrohtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor