Astroliving 5 Maj 2020

7 karakteristika të Dashit që ju bëjnë ta urreni

Astroliving

I fortë, i vendosur dhe i shpejtë. Vështirë se Dashi, shenja e parë e zodiakut, kalon pa u vënë re. Energjia e tij është më e pastra që mund të ekzistojë, ajo shpërthen në një mijë iniciativa, është shenjë që nuk kënaqet me pak dhe nuk di të presë, pra shumë gjëra. Por pse Dashi shpesh bëhet shumë i vështirë për t’u menaxhuar dhe nuk durohet nga shenjat e tjera zodiakale?

Më poshtë janë karakteristikat që do t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë dhe ndoshta ta doni pak me shumë.

Është një shenjë (shumë) e drejtpërdrejtë. Nuk e kupton dhe vlerëson diplomacinë, kthesat e fjalëve që përpiqen ta bëjnë realitetin më pak të ashpër ose të pakëndshëm. Kështu Dashi arrin deri në pikën ku ta përplas në fytyrë atë që mendon, shpesh duke u dukur shumë i pasjellshëm dhe antipatik. Kështu është sajur, i paaftë për të gënjyer, i ashpër, por i sinqertë, i prerë, por i ndershëm. Të paktën mund t’i besoni.

Nuk di të presë. Për një Dash koha është një koncept abstrakt dhe gjithçka duhet të ndodhë tani, sepse jeta është tani. Durimi nuk është pika e fortë e tij, por shpesh kjo vendosmëri e bën ekzekutuesin më të mirë të mundshëm të vperimeve. Rreziku? Nxitimi e bën të anashkalojë detaje të rëndësishme. Duhet t’i shpjegosh se gjithçka ka nevojë për kohë.

Gjithmonë në garë: Marsi e komandon dhe e bën konkurrues, një udhëheqës gjithmonë të gatshëm të imponojë vizionin e tij, të reklamojë hapësirën e tij, meritat e tij. Është një konkurrent i ndershëm, por ndonjëherë nuk të shërben të jesh vullkanik, duhet ta pranosh vendin e dytë. Na falni, por a mund ta ulni volumin e ambicieve?

Agresiv: I fortë dhe i vendosur, ndonjëherë edhe pak brutal, personat që i përkasin kësajs shenje kanë tendencë të jenë nervozë, të shpërthejnë lehtësisht në zemërim dhe inat, energji të destinuara megjithatë të shuhen shpejt, për të mos zgjatur shumë. Më mirë të mësosh të bashkëjetosh me to.

I hutuar: Në mes të dashurisë për nxitim dhe impulsivitet, kjo shenjë ka tendencë të anashkalojë detajet, mbase sepse është aq i përqendruar në objektivin e tij sa harron githë të tjerat. Kështu përfundon duke qenë i paorganizuar, gjithnjë me vonesë, duke harruar gjithmonë diçka të rëndësishme. Fraza më e shpeshtë? Ku e vendosa..

Ku përfundoi romantizmi? Mendonit vërtet se do të gjenit romantizëm dhe fjalë të ëmbla tek një Dash? Gabim. Energjia e tij është krijuar nga Marsi dhe Dielli, nga eros, forca e jetes, nga një pasion që ua heq fjalët ëndrrave, përkëdheljet. Është mënyrë e tij për të shprehur ngrohtësinë. Nëse kërkoni ajkë në fjalët e një personi, gjejeni diku tjetër.

Kuriozitet i çmendur. Nevoja e tij për të mbizotëruar zodiakun e bën shumë kureshtar dhe një person që ndonjëherë i fut hundët kudo. Thjesht nuk kupton pse nuk mund të thuhet e vërteta, kjo gjë e nxeh dhe e bën të kërkojë privatësi.

 

 

Rritet përsëri numri i të prekurve me Koronavirus; Kamza një vatër e re

Java e shkuar ishte java më me pak raste të infektuarish që nga fillimi i pandemisë, por sot kurba ka pësuar një rritje. 17 të infektuar janë identifikuar 24 orët e fundit duke çuar në 820 numrin e rasteve në total.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor