Letra 4 Maj 2020

"Ndihem fajtor, infektova dhe vajzën 8 muajshe" babai nga Kosova rrëfen si i ndryshoi jeta pasi u prek nga Covid-19

Letra

Mes dhjetëra historish të të prekurish me Koronavirus në Kosovë, është edhe ajo e Artan Hakaj, i cili prej gati një muaji ndodhet në luftë me armikun e padukshëm. Tashmë në pritje të një përgjigje nëse e ka fituar betejën me këtë armik, ai rrëfen në “Rreze Dielli’ momentet kur mësoi se brenda trupit të tij tashmë po avanconte një virus me të cilët po lufton e gjithë bota.

Hakaj tregon se simptomat e para i shpërfilli, pasi mungesa e temperaturës së lartë e bëri të mendonte se është thjesht një gjendje kalimtare. Ajo që e detyroi ti drejtohej spitalit ishte nata e 7 prillit, natë në të cilën kishte ethe të shumta. Përpos faktit që I duhej të luftonte me koronavirus, atij I duhej të mbante mbi supe edhe peshën e ndjenjës së fajit, pasi sic rrëfen në “Rreze Dielli” nga Covid-19 u prek dhe foshnja 8 muajshe dhe gruaja e tij.

“Unë vetë e kam deklaruar dhe e kam thënë që jam me koronavirus, pasi kam dashur që ta dinë edhe ata që ndoshta unë nuk i mbaja mend që mund të kem patur ndonjë kontakt me ta, dhe të ruhen. Por rasti nuk është i njëjtë te të tjerët, të paktën fqinjët tanë e kanë marrë më rëndë sesa është. Nga njëra anë nuk I fajësoj, se edhe mediat kanë bërë të vetën, e kanë bërë gogol, është një grip pak më i fortë se të tjerët, e duke qenë se prej kaq shumë muajsh është bërë gogol, njerëzit sapo ta marrin vesh ikin sikur ky virus të kapërcente 5 metra, dhe të kapte prej një distancë të largët.

Siç më ka ndodhur edhe në hyrje, por unë kam bërë 3 teste, edhe kur kam dalë për ritestim, kam dalë me masa mbrojtëse dhe ndaj e kam bërë publike, që të tjerët ta dinë dhe të ruhen. Por ndjenja më e rëndë është kur edhe pse ti përpiqesh të ruash maksimalisht distancën, në momentin që befasisht të shohin, reagojnë në një mënyrë sikur sëmundja të transmetohet me rrezatim, me një frikë që për atë që kanë virusin është ndonjëherë irrituese.” tregon Hakaj./Burimi "REPORT TV"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor