Kujdesi per trupin 3 Maj 2020

Zbehni dhe reduktoni pamjen e strijave pa filluar sezoni i plazhit; ky trajtim do të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj

Kujdesi per trupin

Në qoftë se mendoni strijat ose të çarat e lëkurës ''lulëzojnë'' vetëm në trupin tuaj, gaboheni pasi jo rrallë herë personazhe të ndryshme të showbiz-it kanë ndarë në rrjete sociale foto ku tregojnë hapur shenjat e smaliaturave, lexoni “Rrudhat e gëzuara të barkut tim”; Kështu shprehet blogerja Dajana për strijat e shtatzënisë dhe nuk është ndjerë kurrë më e bukur se sot.

Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave, duke i dhënë lëkurës një pamje si të grisur. Këto vija paralele janë në tri ngjyra: rozë, të kuqërremtë dhe të bardhë dhe shfaqen kryesisht në zonën rreth barkut, kofshë, në vithe,  pas kupës së gjurit që përkon me fillimin e pulpës dhe më rrallë në gjoks. Në këtë artikull , Living porpozon tre maska natyrale që zbehin dhe eleminojnë strijat e sapoformuara.

1.Maskë me panxhar, karota, mjaltë dhe vitaminë E

Edhe pse strijat e bardha në lëkurë mund t'ju trembin në pamje të parë, lajmi i mirë është se i keni kapur në fazën fillestare dhe mund t'i hiqni pas disa seancash. Për këtë arsye ju propozojmë maskën e mësipërme duke kaluar në blender lëkurën e 3 panxharëve, një karote, dy lugëve mjaltë dhe dy vitaminave  E. Pasi të jetë formuar maska, aplikojeni mbi lëkurë të lagur dhe masazhojeni me anë të një furçe dhëmbësh ose sfungjeri pakëz i fortë, por jo aq sa të dëmtojë lëkurën. Vitamina E dhe beta-karoteni i karotës parandalojnë veprimin e radikaleve të lira në lëkurë dhe zbehin shenjat e strijave falë veprimit të tyre antioksidues. Kjo maskë duhet përdorur tre herë në javë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor