Pjata kryesore 3 Maj 2020

Drekë për 10 minuta; couscous me bizele, limon dhe mente

Pjata kryesore

Receta nga Mirela Andoni

Sot kemi gatuar një drekë speciale:couscous me bizele, goji berry, limon dhe mente. 

Përbërësit: 250 g couscous, 400 g bizele, 1 limon, 50 g goji berry, 1 thelp hudhër, 50 ml vaj ulliri, 1 lugë kripë, disa gjethe mente dhe 500 ml ujë i ngrohtë.

Përgatitja: Ziejmë bizelet për 10 minuta në ujë me kripë. I kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë që të ruajnë ngjyrën e gjelbër. Në tenxhere aromatizojmë vajin dhe pak gjalpë me një thelp hudhër dhe më pas e heqim. Shtojmë cous cousin dhe e kaurdisim pak, shtojmë goji berryn dhe ujin e ngrohtë, fikim nxehtësinë dhe lëmë aty për 3-5 sipas kohës në paketim. Në tas, grijmë lëkurën e një limoni, shtojmë lëngun, vaj ulliri dhe gjethe mente. Të gjithë masën e couscous-it e hedhim në një tavë, shtojmë bizelet, dhe marinimin. E shkriftojmë me pirun dhe e shijojmë qoftë të ngrohtë por i ftohtë është akoma më i shijshëm pasi shijet bashkohen shumë mirë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor