Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Përrallat konsiderohen në shumë popuj e kultura si një veprimtari argëtuese për fëmijët, megjithatë duhet thënë se rëndësia e tyre shkon përtej të qenurit thjesht zbavitëse. Në një moshë fare të vogël, ku mjetet shprehëse të të vegjëlve nuk janë fort të zhvilluara, përrallat janë një formë e mirë për t’i forcuar këto mjete. Megjithatë, ashtu si me shumë forma të tjera edukimi dhe komunikimi, edhe përrallat janë përshtatur në përmbajtje dhe mënyrë realizmi për të qenë në koherencë me zhvillimet e fundit.
Për të prezantuar më mirë idenë e këtij artikulli, po rendisim shkurtimisht rëndësinë e përrallave në jetën e fëmijëve:
Fillimisht, ato shërbejnë si kohë argëtuese që fëmijët kalojnë me prindërit ose të afërmit. Po kështu, përmbajtja e tyre shërben si një formë ku emocionet e fëmijëve gjejnë zgjidhje, sepse këto rrëfime ndërtohen gjithnjë duke pasur si qëllim kryesor procesin e rritjes së të vegjëlve. E mira dhe e keqja, virtyti dhe vesi, sjelljet e mira dhe të këqija janë disa nga temat dhe motivet që gjenden në pjesën më të mirë të përrallave, të cilat janë të rëndësishme për të shpjeguar sesi funksionojnë marrëdhëniet njerëzore.
Në pikën e dytë të diskutimit, do të kalojmë në rëndësinë e atyre që njihen si audio/video-books, pra libra ose pjesë artistike që dëgjohen të rrëfyera nga dikush. Leximi i përrallave mund të jetë një përvojë jo fort zbavitëse për fëmijët sepse kanë vështirësi në të lexuar. Shtojmë gjithashtu se pavarësisht dëshirës, prindërit nuk e gjejnë gjithnjë kohën për të lexuar përralla, ndaj edhe janë zhvilluar të tilla forma komunikimi – ku fëmijët e dëgjojnë përrallën në televizor, YouTube a platforma të ngjashme.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...