Ëmbëlsira 29 Prill 2020

Cheesecake i ftohtë me çokollatë të bardhë

Ëmbëlsira

Nga Linda Fishta

Baza për tavë me diametër 20/22 cm

250 g biskota Oreo

80 g gjalpë i butë si krem në temperaturë ambienti

Për mbushjen:

300 g djathë Philadelphia

150 g Mascarpone

200 g çokollatë e bardhë

Për dekorim:

200 ml pana e ftohtë nga frigoriferi

2 lugë të mëdha Mascarpone

3 lugë sheqer

1 bustinë vanilje

mjedra ose frutë tjetër sipas dëshirës

Përgatitja:

Baza:

1. Në blender grijmë biskotat bashkë me gjalpin derisa të bëhen si pluhur. E hedhim këtë masë në tavën e veshur me letër furre në bazë dhe në anësoret e saj (në fillim lyejmë tavën me gjalpë dhe më pas vëmë letrën e furrës. Gjalpi në këtë rast shërben si ngjitës). E shtypim me rrahësin e mishit ose fundin e një gote që të bëhet sa më kompakte dhe më pas e vëmë tavën në frigorifer për 15/30 minuta.

Mbushja:

2. Shkrijmë çokollatën e bardhë në banjëmari ose në mikrovalë. E lëmë mënjanë të vaket.

3. Në një tas hedhim Phialdelphia-n, Mascarpone-n dhe çokollatën e vakët. I rrahim me rrahësin elektrik të vezëve derisa të kemi një krem si të ngrirë (3-4 minuta) e hedhim mbi bazën e biskotave, vëmë disa kokrra mjedra ose jo, e nivelojmë me lugë dhe e lëmë përsëri në frigorifer për të paktën 2 orë.

Dekorimi:

4. Pas kësaj kohe rrahim me rrahësin elektrik panën e ftohtë nga frigoriferi bashkë me sheqerin, Mascarpone-n dhe vaniljen derisa të bëhen marengë (si krem i ngrirë). E hedhim më pas në një qese pastiçerie dhe zbukurojmë ëmbëlsirën, të cilën e kemi hequr nga tava. Vëmë sipër nga një mjedër.

E ruajmë në frigorifer.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor