Orakulli i kuzhinës 25 Prill 2020

Ekspertët e kuzhinës zbulojnë sekretin e vetëm për të përgatitur ëmbëlsira perfekte

Orakulli i kuzhinës

"Jepi një vajze këpucët e duhura dhe do të pushtojë botën’’, por nëse i jepni enët e duhura dhe më cilësore të gatimit, e sigurt që do t’ju pushtojë zemrën. Nuk mund të mos jeni dakord, apo jo? Dhe në këto ditë të vështira në karantinë, asgjë nuk na shijon më shumë se një vakt i përbashkët në familje, aq më shumë kur gatuhet me Tescoma. Kompania lider në prodhimin e serviseve të kuzhinës, ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore, të cilat do t’ju bëjnë të ndieni që herën e parë diferencën gjatë gatimeve tuaja të përditshme.

Dhe duke qenë se jemi në fundjavë, a nuk mendoni se është momenti ideal për të bërë një ëmbëlsirë? Kek, muffins apo një cheesecake me fruta pylli? Ju siguroni vetëm përbërësit, për të tjerat mendon Tescoma.

Me çokollatë, fruta të freskëta, Nutella apo me perime? Muffins janë gjithmonë një ide e mirë, por  të përgatitura me "Muffins pan delicia" nga Tescoma do të dalin thjesht të shkëlqyera. Sekreti qëndron në shtresën e tavës me 12 porcione që gatuan shpejt dhe njëtrajtësisht muffins, duke ruajtur nxehtësinë për një kohë të gjatë.

Nuk keni përse prisni Shën Valentinin për t’i përgatitur një surprizë të këndshme partnerit apo partneres. Me tavën e pjekjes në formë zemre të Tescomas, mund ta realizoni atë në çdo moment. Materiali rezistent i saj shpërndan nxehtësinë njëtrajtësisht, duke garantuar kështu pjekje të ngadaltë. Këshillohet të lyhet me gjalpë, vaj ose të pudroset me pak miell para se të hidhni hidhni brumin.

 

Nëse tava në formë zemre nuk është ajo që kishit në mendje, Tescoma plotëson nevojat tuaja me tavën e pjekjes me hapje nga poshtë dhe tavën klasike për kek me vrimë në mes ose Ciambellone.

Shtresa anti-ngjitëse është e rëndësishme në gatim dhe produktet Tescoma, janë lehtësisht të pastrueshme dhe të përshtatshme për të gjitha llojet e furrave. Këto tava garantojnë një lëndë të parë të certifikuar, përpunim të kujdesshëm  dhe standard të përshtatshëm, të padëmshëm për ushqimin, dedikuar për një gatim sa më të shëndetshëm.

Për t'i bërë tuajat këto tava, mund t'i porosisni në

FACEBOOK: Tescoma Albania

WEB: /www.tescoma.com

NSTAGRAM: https://www.instagram.com/tescoma_albania/?hl=en

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor