Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Receta dhe fotografia: MIRELA ANDONI
Përbërësit: 250 g gjalpë, 250 g sheqer, 4 vezë, 200 g miell që fryhet vetë, 70 g kakao, 150 ml qumësht, ½ lugë e vogël me sodë, 1 bustinë vanilje.
Përbërësit për kremin për mbushje: 250 g gjalpë, 500 g sheqer pluhur, 100 ml pana ëmbëlsire.
Përbërësit për kremin për lyerje dhe dekor: 300 ml pana ëmbëlsire,200 g çokollatë, vezë çokollate, shkopinj susami.
Përgatitja: Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në një tas hedhim miellin, sodën, vaniljen dhe kakaon dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë. Në një tas tjetër rrahim gjalpin me sheqerin, derisa të dyfishojë vëllimin dhe shtojmë ngadalë vezët, miellin dhe qumështin pjesë-pjesë. Brumin e formuar e ndajmë në 3 tava me diametër 20 cm dhe i pjekim rreth 25-30 minuta. Ndërkohë, përgatisim kremin për mbushje: në një tas rrahim gjalpin me sheqerin pluhur, shtojmë kremin pana dhe i rrahim sërish. Kremin e formuar e vendosim në frigorifer deri kur ta përdorim. Për kremin për lyerje, ngrohim panën, shtojmë çokollatën e grimcuar dhe i rrahim me rrahësen me dorë. Këtë e lëmë të ftohet plotësisht para se ta përdorim. Më pas formojmë tortën duke vendosur një shtresë keku, pastaj shtrojmë kremin e bardhë, sërish një shtresë kek dhe krem, dhe e mbyllim me shtresën e fundit të kekut. Tortën e mbulojmë me kremin e çokollatës dhe e zbukurojmë sipas dëshirës me shkopinj brumi dhe vezë çokollate.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...