Kujdesi per fytyren 19 Prill 2020

Koha ideale për peeling në karantinë; ky sapun çudibërës do të zhdukë çdo njollë kafe nga lëkura juaj

Kujdesi per fytyren

Ekspozimi i pakufizuar në diell, çrregullimet hormonale, shtatzënia dhe përdorimi i produkteve estetike dhe larëse jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë. Në Living ju kemi sjellë vazhdimisht trajtime dhe maska të ndryshme efektive për të trajtuar njollat kafe, kurse sot ju ofrojmë një recetë tejet të veçantë, si të përgatisni sapun me majdanoz me veti zbardhuese dhe hidratuese për lëkurës, duke e pastruar dhe trajtuar atë deri në thellësi. Dhe duke qenë se jemi në karantinë, bëni mirë ta bëni pa humbur kohë.

Për të përgatitur sapunin me majdanoz ju duhen këta përbërës: 2 lugë gjelle qumësht pluhur, 2 lugë gjellë miell tërshëre të imët, 2 lugë gjelle mjaltë organil, 100 ml lëng i përftuar nga zierja e majdanozit,100 ml çaj jeshil dhe 4 lugë gjelle sapun natyral me glicerinë.

Në një enë shtoni fillimisht çajin jeshil dhe lëngun e përftuar nga zierja e majdanozit, në momentin që dy lëngjet marrin valë ulni temperaturën e zierjes. Shtoni gradualisht miellin e tërshërës, qumësht pluhurin dhe mjaltin. Përzieni të gjithë përbërësit me lugë druri derisa të formohet një masë kremoze. Në fund shtoni copëza të grimcuara të sapunit me glicerinë. Më pas hiqni sapunin nga zjarri dhe vendoseni në kallëp sipas mundësive që keni në shtëpi dhe lëreni të ftohet në ngrijre për 3-5 orë. Nxirreni nga ngrirja dhe ruajeni në temperaturë ambienti, vetëm pasi të kenë kaluar 24 orë mund ta përdorni.

Këshillohet që kur ta përdorni të mos e vini direkt mbi fytyrë, por të njomni duart me ujë dhe pasi të jenë shkumuar të lani fytyrën. Sapuni duhet përdorur disa herë gjatë ditës.  Pasi të fshini lëkurën, aplikoni lëng limoni dhe aspirinë të shtypur në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor