Pjata kryesore 14 Prill 2020

Gjella e shijshme e stinës; zgjidhje e lehtë për drekën ose darkën tuaj

Pjata kryesore

Me pranverën vjen edhe nevoja për një laramani gjellërash, ku do të donim të përfshinim të gjitha perimet që sjell kjo stinë. Gjella në vazhdim është e tillë. Me Shije!

Në vaj fërgojmë preshin e qepën e kur të zbuten pak shtojmë selinon e prerë në katrorka dhe karrotën. Kriposim e piperosim sipas dëshirës.

Më pas shtojmë edhe mishin e bluar, të cilin e fërgojmë për pak minuta duke e përzier vazhdimisht. Shtojmë edhe specin e grirë imët, kërpudhat, hudhrën, salcën e domatesh dhe në fund supën e gjedhit.

Tavën e mbulojmë me kapak dhe gjellën e ziejmë për 25-30 minuta. Përpara servimit e spërkasim me magdanoz.

Burimi: Me shije

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor