Shtatzania 9 Prill 2020

A mund të transmetohet Covid-19 nga nëna tek fëmija, flet gjinekologia Mimoza Keta "Ja cili është rreziku më i madh"

Shtatzania

Pyetja më e shpeshtë që ju bëhet mjekëve obstetër-gjinekologë këto kohë është nese ekziston mundësia e transemtimit të virusit Covid-19 nga nëna tek fëmija. Gjinekologia e njohur Mimoza Keta, përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë kalimin e Koronavirus nga nëna tek fëmija, megjithatë rreziku më i madh është të infektohet pas lindjes. 

"Deri më tani nuk ka të dhëna të sakta, por megjithatë nuk është gjendur një i porsalindur, tek i cili është transmetuar virusi nga nëna, as kur është në bark, as kur del nga barku i nënës. Por mund të preket nëse nëna është pozitive dhe fëmija ka lindur dhe kalon nga spërklat e pështymës etj."

Mjekja gjinekologe Mimoza Keta u ndal gjithashtu tek kujdesi që duhet të tregojnë nënat e reja si dhe mundësinë që virusi të lërë pasoja në shëndetin e më të vegjëlve. "Deri tani nuk janë treguar nga të dhënat që mund të ketë pasoja . Nuk janë dalluar të dhëna në lidhje me këtë lloj virusi te bebet. Veprimi i parë që duhet bërë është të ndahet dhoma e nënës nga fëmija. Ushqimi i bebes me gji ka dy mënyra: ose nëna të shtrydhë gjirin dhe t’ia japë dikush tjetër ose nëna të lajë gjirin, të lajë duart dhe të ketë maskë dhe masa mbrojtëse  etj. Edhe personat që kujdesen për nënat shtatzëna dhe bebat duhet të kenë maska, doreza, syze,” u shpreh Keta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor