“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Ndonjëherë mjafton shumë pak për të parë jetën në greminë. Shumë pak, një virus mikroskopik me pamje të çuditshme që nuk arrin as të shikosh. Mbas panikut dhe vështirësive të javëve të para, tashmë shumica prej nesh janë mësuar më këtë stil të ri dhe kanë filluar të përdorin fantazinë dhe strategji të reja për të kaluar kohën, por dhe për të mbajtur gjallë aktivitete e tyre.
Faqet tona të Facebook-ut dhe të Instagram-it janë plot me live njerëzish të famshëm, profesionistë, blogger, të gjithë me një tjetër ritëm, duke ndarë copëza jete nga izolimi i detyruar. Për të kuptuar pak më shumë në këtë kaos rrëfimesh, ne të Living kemi krijuar rubrikën Ditari i Karantinës, i përbërë nga 7 pyetje të thjeshta, për të zbuluar më shumë nga përditshmëria dhe jeta e personazheve të famshëm që sot duken më afër se kurrë.
Rrëfimin e parë e nisëm me stilistin e VIP-ave Niko Komani. Ai jo vetëm që është kthyer në një vlogger të suksesshëm, por gjatë karantinës po mban një ditar krejt personal duke përfshirë miqtë dhe rrethin e tij të ngushtë. Si i është përgjigjur Niko pyetjeve të Living?
1. Me kë po jeton gjatë karantinës?
Karantina më ka “kapur” vetëm dhe momentalisht jam me dy qenushat e mi, Hermes dhe Habes një box dhe një french bulldog që falë Zotit që ndodhen në shtëpi se do më kishte “ikur truri”.
2. Si e organizon ditën ?
Dita ime nuk ka një organizim si më parë ose si muajin e kaluar. Kur zgjohesha, përgatisja pak ushqim, pastroja dhe më pas vazhdoja me angazhimet e mia. Tani jam lodhur duke pastruar, pastruar, pastruar dhe duke gatuar gjithë ditën, duke larë përditë veshjet. Po mundohem të shoh seriale dhe të lexoj revista sepse për libra nuk kam përqëndrimin e duhur.
3. Cili është aktiviteti i preferuar gjatë ditës në izolim?
Gatimi, shfletimi i revistave dhe shëtitja që bëj në mëngjes herët dhe në darkë vonë më dy qenushat e mi. Dal vetëm pesë minuta, jo më shumë sepse nuk dua të thyej rregullat, sepse jam një nga ata që i respekton dhe i mbështet këto rregulla.
4. Je i i frikësuar ?
Jam i frikësuar sepse situata javën e parë më gjeti të papërgatitur, ndërsa tani që kam hyrë në ditën e 23-të, është shumë e çuditshme për mua. Më duket sikur është një ëndërr që po e shohim të gjithë, pastaj kuptoj që e parë në këtë këndvështrim është realitet. Një realitet i frikshëm.
5. Si e menaxhon stresin ?
Javën e dytë me kaploi stresi dhe ankthi gjë që përballlova falë qenushave të mi dhe dashurisë që të falin ata. Orari i gjumit gjithashtu ka pësuar një ndryshim shumë të madh sepse tashmë shtrihem në orët e para të mengjësit sepse jam i stresuar. Më ndodh që kur shtrihem në orarin e zakonshëm nuk arrij të fle i qetë. Stresin e kam akumuluar duke menduar se çfarë kam lënë mbrapa dhe si do të jetë më vonë.
6. Çfarë mendon dhe si e sheh të ardhmen ?
Në radhë të parë uroj të dalim sa më shpejtë nga kjo situatë dhe të jemi të shëndetshëm. Uroj që të kemi sa më pak dëme ekonomike ne si shtet, sepse ne vuajmë nga një krizë ekonomike, që prej gjithmonë, prandaj ana ekonomike më frikëson. Sidomos sepse ne që jemi në media ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Jam i frikësuar.
7. Çfarë i uron miqve të Living ?
Për miqtë e Living këshilloj të qëndrojnë në shtëpi, të klikojnë faqen e webit të Living.al dhe të shijojnë ato gjërat e bukura që postoni. Qëndroni pozitiv, kujdesuni që higjiena të jetë maksimale, pini ujë, mundohuni të merrni vitamina . Unë çdo ditë kujdesem që të përgatis një lëng me selino, portokall, mollë, karrotë dhe spec. Ka shumë benefite. Mundohuni ta kaloni sa më bukur me familjen tuaj, mbase nëse jemi me fat izolimi do të mbarojë shumë shpejt dhe do t’i rikthehemi ritmit të mëparshëm e e mbase kjo gjë do na mungojë. Duhet të çlodhemi, ta shfrytëzojmë këtë kohë, ta shohim si një plus sepse ndoshta do kalojë shume shpejt dhe jeta pas, do ketë ritme edhe më të çmendura./Nga Zhaklin Lekatari
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...