Pjata kryesore 2 Prill 2020

Qofte me lëng special; një miksim shqiptaro-turk

Pjata kryesore

Qoftet pergatitini sipas deshires, por lëngun pergatiteni si me poshtë:
Trahana
Kos
Hudhra
Spec i kuq pluhur djegës+jo djegës
Salce domatesh +koncetrat salcë domatesh ( me tubet)
Nenexhik i thatë
Gjalpë
Në një tenxhere të vogël hedhim me sitë pak nga vaji që skuqem qoftet, shtojme trahana dhe e skuqim sa te marrë ngjyrë. Shtojmë ujë të valuar e kripë. Kur të marrë vale e heqim dhe e lemë menjanë.
Në nje tas te vogël perziejmë kos, hudhër të shtypur e kripë.
Në nje tigan te vogël hedhim pak gjalpë dhe kur të tretet hedhim, specin pluhur, pas pak secondash shtojmë pak salcë domatesh dhe koncetratin e salces. E heqim menjëherë qe mos të digjet.
Vendosim në pjatë lengun, qoftet, kosin dhe sipër e sperkasim me salcen e gjalpit !

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor