Letra 28 Mars 2020

"Jam mirë babush, po luftojmë" ish-deputeti Namik Dokle bën dedikimin e ndjerë për të bijën mjeke

Letra

Edhe pse u bënë disa vite që Namik Dokle nuk është pjesë e politikës shqiptare, ai ka zgjedhur që vendin e foltores së Parlamentit ta zhvendosë në profilin e tij në Facebook, ku ndan vazhdimisht opinionet dhe qëndrimet e tij rreth asaj që ndodh në vend e jo vetëm. Dhe sigurisht që nuk mund të mos fliste edhe për Koronavirusin, armikun që po kërcënon gjithë botën, e kësaj here në pozitat e një babai të shqetësuar.

Në një postim prekës, ish-deputeti Namik Dokle ka rrëfyer frikën e tij si prind për vajzën e tij mjeke, Manjolën, e cila është në krye të detyrës në Itali, në vijën e parë kundër COVID-19.  “Telefonata e mëngjesit. E pres me padurim, gati në ankth. T’i dëgjoj zërin që të më thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë! Kujdesuni për njëri-tjetrin.” E pres edhe tani… Kanë kaluar 14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë, gjashtë prej të cilëve në terapi intensive…Dhe unë pres…pres…pres…”,-shkruan ai, e sigurisht që komentet kanë qenë tejet motivuese.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor